Dita Ndërkombëtare e Gruas: Cilat janë shqiptaret më të kërkuara në Google?

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

09/03/2023

Miratuar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1977, çdo vit, 8 Marsi festohet si Dita Ndërkombëtare e Gruas. Për atë arsye, për këtë ditë të veçantë, sot do t’i përmendim disa prej femrave shqiptare që kanë vërtetuar se janë të pandalshme dhe që njihen si ambasadoret tona më të mira.

Hulumtimi i fundit i bërë nga dua.com analizoi mbi 135 milionë kërkime në Google në 12 muajt e fundit, për të përcaktuar 150 femrat më të suksesshme dhe të famshme shqiptare.

Rezultatet e këtij hulumtimi jo vetëm që vijnë në kohën perfekte – më 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas – por gjithashtu ofrojnë një këndvështrim në interesimin e njerëzve në mbarë botën për suksesin e femrave shqiptare.

Është inkurajuese të shohësh që jo vetëm femrat shqiptare nga Diaspora po ndikojnë në botë, por edhe femrat e vendlindjes, siç janë Era Istrefi dhe Elvana Gjata.

Në listën e 150 femrave më të famshme shqiptare, nuk mungonin dhe emrat e femrave të mahnitshme si: Diona Fona, Xhemi Shehu, Amanda Lajcaj, Vildane Zeneli, Vlora Çitaku, Anjeza Shahini. Në vijim rendisim femrat më të suksesshme shqiptare në kategori të ndryshme.

Muzikë

Fituesja e çmimit “Grammy”, Dua Lipa, jo vetëm që është e renditur në vend të parë në këtë kategori, por edhe në gjithë listën e këtij hulumtimi. Pas saj, rankohen këngëtaret e hiteve të shumta botërore, Rita Ora dhe Bebe Rexha. Në top 10-shen e kësaj liste nuk ka munguar as Era Istrefi, e cila i theu kufijtë e suksesit me këngen “BonBon” në vitin 2016.

Aktrim

Në këtë kategori kryeson Eliza Dushku, aktorja e parë shqiptare e cila ka prekur Hollywood-in. Në vendin e 11 rankohet Elvana Gjata, e cilat njihet për suksesin e filmit ‘Dy gisht mjaltë’. Pas saj, renditet aktorja e famshme Almeda Abazi, e cila u zgjodh edhe “Miss Globe Universe” më 2008.

Influencer

Influencerja e njohur, Melissa, renditet e 5ta në gjithë listën e këtij hulumtimi – me 4.4 milionë kërkime në vit. Pas saj nuk mungon edhe emri i njërës nga figurat më të njohura shqiptare, Luana Vjollca. Vetëm dy numra më poshtë listohet Oriola Marashi, me 145’200 kërkime në vit.

Sport

E nominuara për Top të Artë në kategorinë e femrave në futboll, Kosovare Asllani kërkohet rreth 594’000 herë në vit – duke u rankuar kështu si femra më e kërkuar shqiptare në këtë kategori. Majlinda Kelmendi radhitet pas saj në këtë listë, me 28’800 kërkime në vit. Xhudistja Distria Krasniqi i bashkohet kësaj liste në vend të tretë, me 8640 kërkime në vit.

Hulumtimi për femrat shqiptare më të kërkuara në Google hedh dritë mbi interesimin e njerëzve kur bëhet fjalë për femrat shqiptare. Të dhënat sugjerojnë se figurat publike që shkëlqejnë në fusha të tilla si muzika, aktrimi dhe sporti priren të jenë më të kërkuarat.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se rezultatet e këtij hulumtimi nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht arritjet ose ndikimin shoqëror të këtyre individëve, por tregon më shumë interesimin e njerëzve për këto personalitete.

TOP 10

Renditja Emri Kërkimet vjetore
1 Dua Lipa 73,4 Mio
2 Rita Ora, Bebe Rexha 12,0 Mio
3 Ava Max 9,8 Mio
4 Nënë Tereza 8,1 Mio
5 melimtx 4,4 Mio
6 Eliza Dushku 1,7 Mio
7 Rina Lipa 1,6 Mio
8 Kida, Anna Oxa 880’000
9 Dhurata Dora 720’000
10 Era Istrefi, Kosovare Asllani 594’000

TË FUNDIT
2 orë
Ja ku mund ta gjeni Luizin gjatë gjithë verës
3 orë
“Lakmojmë luksin e mërgimtarëve, por jemi dembela”! Ekonomisti thotë se mërgata lë në RMV rreth një miliard euro
4 orë
Teksa Luizi i këndon vajzës në krahë, reagimi i Lunës do të ju shkrij (Video)
4 orë
“Ngele duke kopjuar Heidin” , Vesa Smolica me përgjigje interesante për ndjekësin
4 orë
Do të luaj tek një serial turk? Vjen reagimi i Luizit

ME TE LEXUARA

1 ditë
Festë në familjen e Donaldit dhe Romeos
1 ditë
Lirohet nga akuzat kosovari i cili dyshohej për akte seksuale me një fëmijë
1 ditë
Rudina Hajdari rigjen dashurinë, publikon foto me partnerin e ri 2 vite pas divorcit (FOTO)
1 ditë
Biblioteka Kombëtare e Kosovës vjen me Ekspozitë në kuadër të Verës Kulturore në Tetovë

Ilnisa dhe Meritoni bëjnë hapin e rëndësishëm në marrëdhënien e tyre

LEXO MË SHUMË

luizi kiara

Ja ku mund ta gjeni Luizin gjatë gjithë verës

mergimtar

“Lakmojmë luksin e mërgimtarëve, por jemi dembela”! Ekonomisti thotë se mërgata lë në RMV rreth një miliard euro

luizi luna

Teksa Luizi i këndon vajzës në krahë, reagimi i Lunës do të ju shkrij (Video)

vesa

“Ngele duke kopjuar Heidin” , Vesa Smolica me përgjigje interesante për ndjekësin

luizi

Do të luaj tek një serial turk? Vjen reagimi i Luizit

tetova vera tetovare

Biblioteka Kombëtare e Kosovës vjen me Ekspozitë në kuadër të Verës Kulturore në Tetovë

rudina hajdari

Rudina Hajdari rigjen dashurinë, publikon foto me partnerin e ri 2 vite pas divorcit (FOTO)

GJYKATA

Lirohet nga akuzat kosovari i cili dyshohej për akte seksuale me një fëmijë

donaldi romeo

Festë në familjen e Donaldit dhe Romeos

INFO

NA NDIQ