Ditët e kulturës shqiptare, koncert në Teatrin e qytetit të Karllovacit

Picture of ina-online
ina-online

05/11/2023

Për nder të ditëve të kulturës shqiptare në prefekturën e Karllovacit, të shtunën, u mbajt koncert në Teatrin e qytetit të Karllovacit, “Zorin Dom”, njofton Unioni i Shqiptarëve të Republikës së Kroacisë.

Bëhet e ditur se në këtë koncert performoi Shoqëria Kulturore Artistike “Xheladin Zeqiri” nga Tetova, e Maqedonisë së Veriut, e cila pati një performancë të mrekullueshme, bashkë me ekipin e këngëtarëve dhe valltarëve.

“Në këtë aktivitet morën pjesë personalitete të shumta si Ambasadori i Republikës së Shqipërisë Ekselenca e tij z. Riza Poda, Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut Ekselenca e tij z. Milaim Fetai, Ambasadori i Republikës së Kosovës Ekselenca e tij dr.Martin Berishaj, i dërguari i kryetarit të prefekturës së Karllovacit z. Marin Svetić, kryetarja dhe nënkryetari i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Shkëndija” znj.Gentiana Lleshdedaj dhe z. Behar Mullajupi, Kryetari i Bashkësisë Shqiptare të prefekturës së Zagrebit z. Sejfedin Prekazi , Kryetari i Shoqatës së Vullnetarëve Kroatë të Luftës Atdhetare z. Tom Kaqinari e shumë anëtarë të tjerë të shoqatave Shqiptare në Kroaci, poashtu pati edhe shumë të pranishëm në sallë kryesisht bashkëkombës shqiptarë që jetojnë në Kroaci”, njofton, përmes një postimi, Unioni i Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë.

Ky aktivitet u organizua nga Bashkësia Shqiptare e prefekturës së Karllovacit, dhe si bashkorganizator ishin Unioni i Shqiptarëve në Kroaci, qyteti i Karllovacit, Këshilli i pakicave kombëtare, si dhe Deputetja Shqiptare në Parlamentin Kroat znj. Ermina Lekaj Prljaskaj.

Gjithashtu, bëhet e ditur se koncerti përfshiu këngë dhe valle shqipe , si dhe veshjet tradicionale shqiptare. Kurse me të përfunduar koncerti, të gjithë të pranishmit morën pjesë në një koktej rasti, ku kishte edhe llojllojshmëri të ushqimeve tradicionale shqiptare të cilat ishin të përgatitura nga familjet shqiptare në prefekturën e Karllovacit.

TË FUNDIT
3 orë
Sherr brenda familjes shqiptare në Athinë, vjehrri godet me armë dhëndrin
1 ditë
Po vijnë mërgimtarët, ja si është gjendja nëpër kufij (LIVE)
1 ditë
Katër motra bukuroshe shqiptare menaxhojnë një restorant në Zvicër
2 ditë
Ngjarje e rëndë në Lozan të Zvicrës- Shemben skelet e një ndërtese, lëndohen disa persona dyshohet se disa prej tyre janë kosovarë
2 ditë
Gjermania vend emigracioni, DW: Një ndër çdo pesë banorë me origjinë nga jashtë

ME TE LEXUARA

1 ditë
Katër motra bukuroshe shqiptare menaxhojnë një restorant në Zvicër
1 ditë
Po vijnë mërgimtarët, ja si është gjendja nëpër kufij (LIVE)
3 orë
Sherr brenda familjes shqiptare në Athinë, vjehrri godet me armë dhëndrin

LEXO MË SHUMË

greqi policia

Sherr brenda familjes shqiptare në Athinë, vjehrri godet me armë dhëndrin

Tabanoc kufi

Po vijnë mërgimtarët, ja si është gjendja nëpër kufij (LIVE)

motrat zvicer Riverside Bistro

Katër motra bukuroshe shqiptare menaxhojnë një restorant në Zvicër

policia zvicer

Ngjarje e rëndë në Lozan të Zvicrës- Shemben skelet e një ndërtese, lëndohen disa persona dyshohet se disa prej tyre janë kosovarë

gjermania berlin

Gjermania vend emigracioni, DW: Një ndër çdo pesë banorë me origjinë nga jashtë

cerdhe

Planifikohet që çerdhet për fëmijë të jenë në kompetenca të MASH!

vesna-janevska-780x439

Janevska: MASH bën analiza se në cilat shkolla fillore dhe të mesme mund të organizon mësim me një ndrim

policia zvicer

Zvicrra arreston pesë shqiptarë, sekuestron 47 kilogramë kokainë

nuhi vinca

Ndërroi jetë profesori Nuhi Vinca

INFO

NA NDIQ