Djali i Musa Xhaferit përballet me aktakuzë për sulm ndaj kreut të KRRE

Picture of designer@fetishimedia.ch

20/03/2022

Prokuroria e Shkupit ka ngritur aktakuzë në Gjykatën penale kundër Arianit Xhaferit, djalit të ish-zv/kryeministrit Musa Xhaferit, për sulmin ndaj kryetarit të Komisionit Rregullativ për Energji (KRRE), Marko Bislimovski.

Ai po procedohet për veprën penale të dhunës, shkruan FOKUS.

Arsyeja e sulmit siç thuhet ishte se kompania e tij “U-Power” ishte në listën e KRRE-së për revokimin e licencave, pasi  nuk i furnizonte mjaftueshëm me energji elektrike të nevojshme  konsumatorët me të cilët kishte lidhur kontrata.

Organi rregullativ informon se procedura është ende në vazhdim dhe KRRE deri më tani nuk i ka hequr ende licencën kësaj kompanie.

Ata theksojnë se kjo është një procedurë e gjatë dhe se qëllimi i saj është korrigjimi i sjelljes së furnizuesve të energjisë elektrike, dhe jo heqja e licencës, për të mos prishur sistemin energjetik, në kohë krize të mëdha ekonomike.

Sipas informacioneve të fundit nga atje, kompania nuk prokuron fare energji elektrike.

“Ju informojmë se U Power më 31 janar të këtij viti e ka njoftuar ERC-në me email se nuk ka konsumatorë që furnizon me energji elektrike në shkurt të vitit 2022 dhe për këtë arsye nuk është blerë energji”, është përgjigja nga KRRE./FOKUS

TË FUNDIT

Milani kalon tutje në Kupë me fitore të thellë

Rrahmani kthen shkëlqimin, gol e asistim në fitoren e Sparta Pragës

Mot me vranësira dhe kushte për reshje të dobëta të shiut

“Nuk njoh asnjë nga udhëheqësia e re dhe nga Bordi Qendror i LSDM-së”, tha nënkryetrja e re e LSDM-së Fani Karanfilova-Panovska

Alternativa: Bëjmë thirrje për maturi dhe qetësi

Muriqi shënoi, por Mallorca pëson humbje të thellë kundër Barcës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË