Djali i Talat Xhaferit, gruaja e Islam Abazit bëhen prokurorë, gruaja e Mucunskit gjykatëse

Iliria News Agency
Iliria News Agency

21/02/2023

Akademia për gjykatës dhe prokurorë publikoi renditjen me rezultatet përfundimtare të provimit përfundimtar  për gjeneratën e shtatë.

Provimin përfundimtar e kanë kaluar 57 kandidatë, disa prej të cilëve gjykatës, e disa prokurorë publikë, mes të cilëve edhe të afërm të ngushtë të zyrtarëve publik, shkruan Fokus.

Barlet Xhaferi, djali i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, për të cilin Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit konstatoi se e kishte dhënë provimin e jurisprudencës para se të diplomohej, është i 42-ti në ranglistë dhe është në grupin e prokurorëve të ardhshëm publik, shkruan portali Fokus.

Në këtë ranglistë është edhe Albulena Abazi, bashkëshortja e kreut të ri të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, e cila është e 51-ta në ranglistë dhe ajo sikurse djali i Talat Xhaferit do të jetë prokurore publike.

Pikërisht për shkak të saj Abazi u tërhoq nga Bordi Drejtues i Akademisë ku u propozua nga Këshilli i Prokurorëve Publik.

Në mesin e gjykatësve të zgjedhur është edhe Simona Mucunski, bashkëshortja e nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së dhe kryetarit të komunës së Aerodromit, Timço Mutsunski.  Ajo u radhit e katërta në listë.

Përballë saj është Biljana Smaçoska, vajza e prokurores së Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, Gordana Smaçoska. Dragan Josifoski është i 13-ti në listë dhe është djali i prokurores Elizabeta Josifoska, e cila ishte në Prokurorinë Speciale.  Ai do të jetë gjykatës.

Mes atyre me provime përfundimtare është edhe Ilir Jakupi,  djali i gjykatësit të Gjykatës së Lartë Administrative Subhi Jakupi.  Ai duhet të jetë prokuror publik ashtu sikur që është zgjedhur Jetmir Bexheti, djali i gjykatësit të Apelit, Enver Bexheti.

Enver Bexheti ishte gjykatës për rastin e përgjimit masiv, “Target-Fortesa”, në të cilin akuzohet ish-kreu i UBK-së, Sasho Mijalkov, të cilin Këshilli Gjyqësor theksoi se lëndën e ka mbajtur me muaj në  sirtar dhe ka kontribuar në vjetërsimin e çështjes, shkruan Fokus.  (INA)

 

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

arberesha kryeziu

Deputetja e VV-së, Hyseni: Bujar Osmani përfaqësues i “Ballkanit të Hapur”, Arben Taravari i rreshtuar përkrah Kosovës

asambleja-kie-keshilli-i-evropes

Dy ditë historike për Kosovën në Strasburg – sot nis Asambleja e Këshillit të Evropës

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Mjekët specialistë privatë në RMV nga sot në grevë të përgjithshme

Keshilli-i-Sigurimit-OKB

Guterres drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së: As rajoni dhe as bota s’mund të përballojnë një luftë tjetër

aksidenti shqiperi

Vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri, ndër më të lartat në Europë! Vendi ynë, i gjashti në listë

shkupi

Turistët nga Turqia dominojnë për turizëm në Maqedoninë e Veriut

Mickoski vmro platforma

Mickoski: Kohët kur Reçica mund të shantazhonte dhe të diktonte kushte kanë ikur

BE bruksel EU Bashkimi Evropian Unioni

EMRAT/ Ja kush janë ambasadorët dhe emisarët e rinj të BE-së në Ballkanin Perëndimor

hotel mijallkov oher

Kompania e Mijallkovit filloi me ndërtimin e një hoteli luksoz në Ohër, reagon “02 Iniciativa”

INFO

NA NDIQ