Djali vrau nënën në Pejë, ia këputi kokën me thikë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

14/04/2023

Më herët është raportuar një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në lagjen Kapeshnicë në Pejë ku dyshohet se djali vrau nënën e tij.

Raportohet se djali ia ka këputur kokën me thikë nënës së tij dhe pastaj ia ka pirë gjakun.

Këtë rast tragjik e konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, tha Rugova.

Mes tjera, Rugova bëri të ditur se i dyshuari është arrestuar nga Policia./

Detajet e para dhe motivet

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i dyshuari në fjalë është Urim Hyseni, viktima Hyrije Broqi-Hyseni nga Peja.

Gazeta Sinjali raportoi më parë për një krim makabër që ka ndodhur në familjen Hyseni në Pejë, ku dyshohet se Urim Hyseni ia preu kokën me thikë nënës së tij e më pas ia piu edhe gjakun.

Burime e afërta me familjen Hyseni, në kushte anonimiteti kanë bërë me dije se konflikti mes të dyshuarit Urim Hyseni dhe nënës së tij ka filluar për shkak të akuzave të Urimit se nëna është fajtore për ndarjen nga bashkëshortja e tij.

Këto burime, konnfirmuan se i dyshuari ishte i martuar me një grua nga komuna e Gjakovës, mirëpo për shkak të përkeqësimit të raporteve ai ishte ndarë nga bashkëshortja e tij, ku për këtë e fajësonte edhe nënën e tij. Megjithatë ky është vetëm version fillestar në lidhje me motivin e krimit makabër në Pejë, por ju mbetet autoriteteve të rendit që ta konfirmojnë motivin dhe rrethanat tjera që kulmuan me humbjen e jetës së një nëne të pafajshme.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Gjykata vendosi, Trump mund të mbetet në garë

Manastiri Banjskes zvecan

Rexhaj: Ja kush na kishte paralajmëruar më herët për sulmin në Banjskë

Baza ajrore Kucove

Baza e NATO-s në Kuçovë merr jehonë, Rama paralajmëron edhe bazën detare

UT Universiteti tetoves

VLEN: BDI nxori në rrugë elitën intelektuale shqiptare

Koridori-8-10d

Fati i zi i 10 projekteve kapitale në rajonet shqiptare në Maqedoni

shqiper kosov

Filloi zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës që e lidh Kosovën me Shqipërinë

thumbs_b_c_9349a89cefb82dd84330a3a5dea34148

Përurohet baza ajrore e NATO-s në Shqipëri

pompa-benzines-derivatet-naftes

Lirohet çmim i naftës, shtrenjtohet çmimi i benzinës në Maqedoni

partite politike shqiptare VLEN BDI Populli PDSH ASH Sela PDE

Përpos liderëve këto janë emrat e disa kandidatëve për deputetë që po kalkulohen në Nj.6 zgjedhore?!

INFO

NA NDIQ