Djaloshi 16-vjeçar nga Kumanova tentoi të marrë kredi me letërnjoftimin e vëllaut

Policia e Kumanovës ka ngritur padi penale ndaj një djaloshi të moshës 16 vjeçare, nga një fshat i Kumanovës. Ai akuzohet se para një muaji ka dashur të marë kredi nga një Shoqatë financiare duke përdorë letërnjoftimin e vëllaut më të madh, pa njohurinë e këtij të dytit. Në këtë mënyrë ka vepruar në kundërshtim me Ligjin, prandaj akuzohet për veprën “keqpërdorim të dhënave personale”, njoftojnë nga MPB-ja.