Djaloshi nga Zvicra që incizoi rrugën për në Maqedoni, tani gjendet në karantinë

0

Rrëfimi për djaloshin e ri nga Maqedonia, shkaktoi jehonë të madhe nëpër shumë media vendore, por edhe në ato zvicerane. Së fundmi, njëra ndër gazetat më të lexuara në Zvicër “Blick” ka kontaktuar studentin e ri, duke i kushtuar një video incizim.

Papritmas, djaloshi Vasko Mihajlov u gjend në karantinë pas publikimit mbreësëlënës të rrugëtimit për në vendlindje, duke incizuar pothujase të gjitha çastet më të rëndësishme të një mërgimtari kur udhëton për vendlindje. Mirëpo, ajo që zgjoi kërshërinë e shumicës së lexuesve, ishte rruga e tij për në vendlindje gjatë krizës së koronavirusit.

Për Blick, ai ka rrëfyer se si kanë rrjedhë gjërat nëpër kufinjtë e ndryshëm, kthimi në Zvicër, karantinimi i tij i cili zgjatë edhe dy ditë. Për fat të mirë, një mundësi e mirë për djaloshin, pasi pas përfundimit të karantinës, ai do të mund ta vazhdoje shkollimin i cili për fat të mirë të tij fillon më 3 gusht.

Pas kësaj, ai do të vazhdojë të incizojë video nga udhëtimet e tij nëpër Europë, me të cilat po tërhjek gjithnjë e më shumë përcjellës në profilin e tij “Vasko’s Travel Story”. Ai nuk ka paragjykime se kush cilit komb i takon, ashtu si edhe shumica e gjeneratës së re që po edukohen në Zvicër. “Po të më vie rasti dhe po të kem pushim të mjaftueshëm, me siguri se do të udhëtoj edhe në Shqipëri, pasi më kanë treguar se shqiptarët janë shumë mikpritës të mëdhenj”, ka theksuar Vasko enkas për Shtegu.com.

Në fund, ai nuk harron t`i falënderojë të gjithë shqiptarët që e shikuan aq shumë videon e tij impresive.

Më poshtë mund ta ndiqni videon e incizuar nga gazeta “Blick”, ndërsa gjithë artikullin mund ta gjeni në këtë vegëz:

https://www.blick.ch/video/aktuell/ploetzlich-risikogebiet-youtuber-muss-nach-mazedonien-ferien-in-quarantaene-id16015519.html