“Djathi, gjiza, buka e sheqeri”/Për të parandaluar rritjen e çmimeve, Qeveria vendos marzhe për importin e disa produkteve

Picture of designer@fetishimedia.ch

22/02/2022

Qeveria me rekomandim të Ministrisë së Ekonomisë ka marrë vendim për vendosjen e marzheve për import të disa produkteve ushqimore me qëllim parandalimin e rritjes së çmimeve për produktet bazë ushqimore, përcjell TV21.

“Përcaktohet marzhe më të lartë tregtar deri në 5 për qind të çmimit të shitjes të përllogaritur në tregtinë me shumicë, respektivisht deri në 10 për qind të çmimit të shitjes në tregtinë me pakicë, si kusht i veçantë në tregtinë me produkte si vijon: bukën, sheqerin, kripën, miellin, vaj lulediellin e përpunuar, qumësht me yndyrë prej 2,8 për qind, 3,2 për qind dhe 3,5 për qind, mish i freskët dhe produkte të mishit, djathë dhe gjizë, oriz, makarona, grurë si dhe pemë dhe perime”, tha mes tjerash Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Bekteshi njoftoi se vendim do të zbatohet nga 1 marsi i vitit 2022 deri më 31 maj të vitit 2022, ndërsa theksoi se nëse tregtarët nuk i përmbahen këtij vendimi, do të vijojnë edhe gjoba.

“Për shkeljen e këtyre masave në përputhje me nenin 30 të Ligjit për Tregti, janë parashikuar gjobë në vlerë prej 800 deri në 1.000 euro me kundërvlerë në denarë për mikro-tregtar, gjobë në vlerë prej 1.600 deri në 2.000 euro me kundërvlerë në denarë për tregtar të vogël, gjobë prej 3.000 deri 6.000 euro me kundërvlerë në denarë për tregtar të mesëm, gjobë prej 7.000 deri në 10.000 euro me kundërvlerë në denarë për tregtar të madh”, deklaroi Bekteshi./TV21

TË FUNDIT

Trump: Irani ka kontaktuar, dëshiron të negociojë

Bjerre: Danimarka do të përqendrohet në zgjerimin e BE-së, momentumi ka ardhur, RMV të shfrytëzojë këtë mundësi

MSH do të udhëheq me proceset se ç’farë donacionesh nevojiten për familjet e viktimave dhe të lënduarit në diskotekën në Koçan

Kupchan: Pas dështimeve globale, Trump mund t’u kthehet Kosovës dhe Serbisë

Ibrahimi: Legjitimiteti nuk është lojë futbolli në Qeveri, Soravi… por punë dhe angazhim

“Kush është spiun e kush autoritar?!”, akuza të ashpra mes Mickoskit dhe Filipçes

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË