“Dje krenari, sot turp” – BDI: Në vetëm shtatë muaj, Qeveria ka shkatërruar arritjet e një dekade

Picture of INA
INA

17/01/2025

Bashkimi Demokratik për Integrim tha se Qeveria aktuale ka shkatërruar të arriturat e një dekade dhe ka dëmtuar rëndë pozitën euroatlantike të vendit, ndërkohë që ka bërë krahasimin me janarin e vitit 2024 dhe janarin e vitit 2025, që sipas tyre, numëruar sukseset që kanë pasur.

“Nga janari i kaluar, kur shqiptarët kishin Kryeministrin e parë, në këtë janar, ku për çështjet shqiptare në Maqedoninë e Veriut vendos njeriu i Vulin-it, Stoilkoviq.

Nga një shtet me reputacion të lartë në komunitetin ndërkombëtar, në një regjim të izoluar që rreshtohet me Dodikun dhe grupet anti-perëndimore.

Nga një përfaqësim dinjitoz dhe i institucionalizuar i shqiptarëve, në përjashtim, margjinalizim dhe nënshtrim.

Nga ndërtimi i Korridorit 8 si projekt strategjik për shqiptarët dhe rajonin, në përjashtimin e plotë nga investimet infrastrukturore.

Nga një sistem arsimor që solli Abetaren e përbashkët mbarëkombëtare, në një qeveri që u përpoq të zëvendësojë identitetin dhe kulturën me himnin për nxënësit shqiptarë.

Nga mbështetja e kulturës shqiptare dhe promovimi ndërkombëtar i trashëgimisë sonë, në anulimin e projekteve dhe ndalimin e subvencioneve për institucionet shqiptare.

Nga rritja ekonomike dhe investimet e drejtuara drejt zhvillimit të zonave me shumicë shqiptare, në stagnim të plotë dhe shpërfillje totale nga qeveria.

Nga kryetar të FFM dhe një sport i mbështetur dhe krenari për arritjet e sportistëve shqiptarë, në përjashtim.

Ky është bilanci i një qeverie që në vetëm shtatë muaj ka shkatërruar arritjet e një dekade dhe ka dëmtuar rëndë pozitën euroatlantike të vendit.

Dje krenari, sot turp”, thotë BDI.

TË FUNDIT

Sulejmani vizitë në Katar: Mundësi të reja për investime dhe projekte të përbashkëta

Këta janë kandidatët e PDK-së me më shumë vota në nivel vendi

Mexhiti: Dëshmorët nuk janë vetëm kujtim, ata janë frymëzim!

Kush është ish-partnerja e shumëpërfolur e Gjestit?! Miku i tij i ngushtë zbulon më shumë për raportin e banorit me Diellzën…

Presidenti Trump uron Kosovën: Lidhja mes popujve tanë është e fortë

“Lufta” e Richard Grenellit ndaj Albin Kurtit/ Profesori jep lajmin e madh: Administrata Trump nuk…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË