Dje regjimi VMRO-BDI, sot regjimi i ri LSDM-BDI

0

Ziadin Sela

Dje regjimi VMRO-BDI me qëllim të spostimit të vëmendjes së opinionit nga skandalet e të ashtuquajturave bomba, montoi rastin e Kumanovës, sot regjimi i ri LSDM dhe BDI me po të njëjtin qëllim edhe për politika ditore me mekanizmat e njëjtë të kapjes se gjyqësisë, rikonfirmoi dënime të papara edhe në procesin e Nyrenbergut.

Në ndërkohë që gjykimet vazhdojnë të jenë maksimale vetëm sepse të pandehurit janë shqiptarë opinioni nuk e mësoj të vërtetën se kush ishte organizatori, kush dha urdhër për të gjuajt pa paralajmërimin për t’u dorëzuar drejt djemve të lagjes së trimave? A është e vërtetë se është dhënë urdhër për ekzekutim të më së paku dy pjesëmarrësve në konflikt pasi ata u dorëzuan, çka mund të zbulonin këta të ekzekutuar, etj.

Vetëm një hetim ndërkombëtar do t’ju jepte përgjigje gjithë këtyre dilemave, hetim të cilin ne si Aleancë për Shqiptarët kërkojmë që të ndodh sa më shpejt.
Shqiptarët nuk mund të jenë mish për top sa herë që klasa politike në Maqedoninë e Veriut duhet të mbulojë skandalet e saja.