“Djegie për së dyti”, familjarët për vendimin e gjykatës

Picture of INA
INA

06/06/2023

Djegie për së dyti, thonë familjarët e viktimave të djegura në zjarrin në Spitalin Modular të Tetovës.

Mumin Ismaili, i cili humbi nënën e tij në natën e 8 shtatorit të vitit 2021 thotë se vendimi gjyqësor ua ngjalli sërish dhembjen për humbjen e të afërmve të tyre.

Ismaili tha se avokatët kanë ankimuar vendimin dhe kërkohet rigjykim i rastit.

“Ne nuk jemi të kënaqur aspak me këtë vendim dhe do bëjmë ankesë sot me avokatët tanë që të ketë rigjykim procesi. Në gjykim nuk ishin njerëzit e duhur që dihen kush janë. Sepse këta dy apo tre të akuzuar s`kanë të bëjnë me këtë por si duket është marrëveshje politike kjo që nuk përmenden, ata që dihen ish ministri Filipçe por edhe Ilir Hasani që ishte zëvendës ministër i shëndetësisë. Unë e them këtu duhet një zinxhir i gjatë i të akuzuarve të jetë se pse janë 14 veta që kanë vdekur unë i kam ndjerë dhe pa me sytë e mijë piskamat djegiet dhe tani mos merr përgjegjësi askush dhe të ketë një vendim qesharak kjo është absurde dhe kësaj s`mund ti them që është gjyq”, deklaroi Mumin Ismaili, familjar.

Reaguan edhe nga Lista “Më mirë për Tetovën”.

“Me këtë, 14 viktimat e djegura u vranë sërish dhe ata nuk do të pushojnë në paqe, kjo është turp i zi për Tetovën. Drejtësia e kalbur dhe e zënë peng nga politika, për herë të dytë vrau jo vetëm viktimat e djegura, por edhe familjarët e tyre dhe Tetovarët e heshtur. Politika klienteliste që mbizotëron gjithë këto vite në vendin tonë, jep këto rezultate ku për 14 jetë të djegura kemi zero ditë burg. Kjo është tepër absurde. Retorika bajate e politikës për Bashkimin evropian, neve na shuan shpresat dhe na demotivon më tepër, për një jetë normale në këtë qytet”, tha Ngadhnjim Memeti, Lista “Më mirë për Tetovën”.

Pas rreth dy vitesh gjykim për zjarrin në Spitalin Modular të Tetovës ku humbën jetët 14 persona, dy drejtorët u dënuan me 1,5 vjet burg me kusht, ndërsa mjekun Boban Vuçevski, u lirua tërësisht nga akuza. Ndërkohë subjekti juridik Spitali Klinik i Tetovës duhet të paguajë një milion denarë për mosveprim. /Alsat

TË FUNDIT
4 orë
ZNAM e Dimitrievskit caktoi emrat e ministrave
6 orë
BDI përshëndet dhe mirëpret Vendimin ekzekutiv të Presidentit Bajden për Marrëveshjen e Ohrit dhe të Prespës
8 orë
Sondazhi i fundit i IPSOS: Koalicioni Vlen 7,8%, Fronti 6,9% (Foto)
9 orë
Ahmeti: Të mos përsërisim gabimet e së kaluarës, ky shtet mund të qëndrojë vetëm në mirëkuptimin në mes shqiptarëve dhe maqedonasve
11 orë
Taravari: Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

ME TE LEXUARA

16 orë
Rohde i reagon ambasadorit Hill: Normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë përfshin njohjen reciproke
12 orë
Gjithsej 36 ish-deputetë do të marrin apanazh në 12 muajt e ardhshëm
16 orë
Biden dhe Zelensky nënshkruajnë marrëveshje 10 vjeçare për mbrojtjen
12 orë
Kuvendi me tre nënkryetarë të rinj, Bendevska nuk u betua me emrin kushtetues
15 orë
BDI-ja nuk propozoi kandidat për nënkryetar të Kuvendit, Mitrevski, Milloshoski dhe Bendeska kaluan pragun e parë
11 orë
Paralajmërimi i Mickoskit – Ja nga cili shtet i BE-së, pritet të jetë huamarrja prej 1 miliard eurosh

LEXO MË SHUMË

Maksim Dimitrievski

ZNAM e Dimitrievskit caktoi emrat e ministrave

BDI selia

BDI përshëndet dhe mirëpret Vendimin ekzekutiv të Presidentit Bajden për Marrëveshjen e Ohrit dhe të Prespës

fronti evropian vlen

Sondazhi i fundit i IPSOS: Koalicioni Vlen 7,8%, Fronti 6,9% (Foto)

ali ahmeti

Ahmeti: Të mos përsërisim gabimet e së kaluarës, ky shtet mund të qëndrojë vetëm në mirëkuptimin në mes shqiptarëve dhe maqedonasve

IMG_2997

Taravari: Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

kurban dashi

Festa e Bajramit, çmimi për kurban nga 200 deri në 2 mijë euro

policia-shqiperi shqiptare

Filloi sezoni turistik, policia shqiptare do jetë me orare shtesë

mickoski hristijan

Paralajmërimi i Mickoskit – Ja nga cili shtet i BE-së, pritet të jetë huamarrja prej 1 miliard eurosh

Kuvendi Parlamenti

Kuvendi me tre nënkryetarë të rinj, Bendevska nuk u betua me emrin kushtetues

INFO

NA NDIQ