Djepi

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

16/01/2023

Shkëlzen Halimi

Tregim

DJEPI

Po kthehesha nga largësitë ku më kishin degdisur përfytyrimet se ekziston një lum ku njerëzit pastrohen nga mëkatet e tyre. Kur u gjeta përballë rrënojave të shtëpisë së vjetër, ndjeva se po më hapej një boshllëk pa fund. Pashë se pranë lisit plak dikush kishte lënë djepin ku unë, siç tregonte lokja, kisha fjetur si engjëll. Ninullat më të bukura ishin kënduar mbi atë djep, të cilin një kohë të gjatë e pata ruajtur si kujtim fëmijërie. Nuk e di se sa kohë kam qëndruar i mbështetur në lisin plak, duke e luhatur djepin e fëmijërisë së hershme. Por, e di se në një çast përballë syve të lodhur m’u fanit një perde dëshpërimi. Vetvetiu koka m’u lëshua mbi djep dhe ndjeva se vërdallë po më sillej gjumi i përjetshëm. Kur dëgjova një zë të mekur shpejt e shpejt u ngrita dhe pashë se gjithandej nata kishte filluar të plandoset. Pasi u binda se nuk ishte askush, hetova se pranë nuk e kisha djepin. U tmerrova. Natyrisht, nuk ishte shenjë e mirë, përkundrazi…
Sapo u gjeta në maje të bregut të dhembjes, venerova se shtëpinë e vjetër e kishte mbështjellë errësira dhe se atë e përshkonin kukamat e qyqes që, sa herë lëshohej nata, ndaleshin te degët e lisit plak dhe e tmerronin loken, e cila këto kukama mundohej t’i mbulojë me ninullat që i këndonte mbi kokën time, duke e përkundër lehtësisht djepin.
Po largohesha që andej me përfytyrimet se do ta gjej lumin ku pastrohen mëkatet, sepse para se të ndërronte jetë lokja, i premtova se djepin do ta ruaj si sytë e ballit. Por, premtimin nuk e mbajta. Ndjeja se ky ishte një mëkat i pafalshëm, ndaj se herë që e shikoj portretin e saj, më duket se më shikon me një vështrim mallëngjyes, që vjen nga një botë e largët, që ngulmon ta gjej djepin e fëmijërisë së humbur…

TË FUNDIT
19 orë
Përkujtohet 178-vjetori i lindjes së Naim Frashërit
2 ditë
Një e katërta e të rinjve në RMV punojnë gjatë shkollimit
2 ditë
Qeveria e re premton reforma në arsim
3 ditë
Mbrojtja e liqenit të Ohrit i kalon Ministrisë së Mjedisit
4 ditë
“Dallëndyshja e kujtesës", rikthehet në Tetovën e Nexhat Pustinës

ME TE LEXUARA

19 orë
Përkujtohet 178-vjetori i lindjes së Naim Frashërit

LEXO MË SHUMË

Naim frasheri

Përkujtohet 178-vjetori i lindjes së Naim Frashërit

studenti-univerzitet-sv-Kiril-i-Metodij-6

Një e katërta e të rinjve në RMV punojnë gjatë shkollimit

shkolla-nxenes-klasa

Qeveria e re premton reforma në arsim

ohri ohrid

Mbrojtja e liqenit të Ohrit i kalon Ministrisë së Mjedisit

emin azemi

“Dallëndyshja e kujtesës”, rikthehet në Tetovën e Nexhat Pustinës

halil-kastrati-696x372

Erdogani i jep “Çmimin e Mirësisë” Halil Kastratit

hkolla_klasa_derrasa_e_zeze_sindikata greve

Tetova sivjet me 123 filloristë më pak – Në klasë të parë pritet të regjistrohen 838 nxënës

matura-shteterore-provimi

Maturantët në dilemë për të ardhmen e tyre

Shkolla Vizbeg

Në shkollën e Vizbegut po bëhet regjistrimi i klasave të para! Elezi: Në shtator mësimin do e fillojnë nga klasa e parë deri të pestën

INFO

NA NDIQ