Sipas numërimit të votave nga Demokracia në Veprim në 98 për qind të vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 40.4 për qind, me marzh gabimi prej 1.44 për qind.
Partia Demokratike e Kosovës është e dyta me 21.8 për qind, me marzh gabimi 1.45 për qind.
Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta me 17.5 për qind, me marzh gabimi 0.97 për qind.
Koalicioni AAK-Nisma e katërta me 7.2 për qind, me marzh gabimi 0.82 për qind.
Koalicioni për Familjen ka 2.4 për qind.