“Do heq dorë nga muzika”, Mc Kresha sqaron deklaratën që trazoi rrjetin

INA
INA

18 Gusht, 2023

“Nuk do të bëj muzikë gjithë jetën…” Dhe kjo është një deklaratë krejt normale, por ndoshta jo aq normale kur bëhet fjalë për reperin Mc Kresha. Koncertet, videoklipet, projektet e reja vijojnë dhe në një kohë kur duket se është kulmi i suksesit, të thuash “do të heq dorë nga muzika”, s’mund të kalojë pa zhurmë.

Por, në fakt, nuk është tamam kështu. Në të rrallat intervista që jep, Mc Kresha vështirë të lërë vend për keqinterpretime, por këtë herë, pothuaj kështu ndodhi.

Pasditen e sotme në “Pushime on Top”, Mc Kresha dhe Lyrical Son folën për verën e nxehtë në Shqipëri, koncertet, por edhe për projektet që kanë në të ardhmen.Me këtë rast, Kresha sqaroi edhe deklaratën e tij që bëri zhurmë në rrjet dhe u komentua si e papritur, aq sa të gjithë nisën të pyesnin “pse po heq dorë nga muzika?”

Reperi i shumë hiteve u ndal për të sqaruar se ajo deklaratë ishte në kuadër të një pyetjeje gjatë intervistës, e cila, për fat të keq, më vonë u komentua gjatë.

“…Ishte përgjigjja e një pyetjeje gjatë një interviste. Thashë, kismet, kur të ndalem, nuk do të bëj me rap, sepse muzika rap, mendoj që i takon një periudhe kohore. Kështu ka qenë përgjigjja”, – thotë Kresha duke shtuar se për ne është e vështirë të japësh intervista, sepse fjalët mund të “rrëmbehen” dhe keqinterpretohen.“Është e vështirë te ne edhe të japim intervista, sepse i nxjerrin fjalët nga konteksti dhe krijojnë një fjali të re me fjalët e tua. Është një lloj inteligjence artificiale për klikime, dhe i kuptoj. Por nuk është se më intereson. Sepse nuk mendoj se do merrem me hip hop gjithë jetën time”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

armaldo

Armaldo koncert në Shkodër, publiku i Luizit i bën të papriturën (VIDEO)

megi-pojani

Megi Pojani puthë në buzë këtë person special

olta-gixhari

Olta Gixhari tregon problemin që po kalon ajo dhe Dori: Po përpiqemi shumë, është bërë tym

sinan-vllasaliu1

Sinan Vllasaliu del para gjykatës, akuzohet se ka dëmtuar shtetin e Kosovës me 24 mijë e 270 euro e 98 centë

Olta Gixhari

Pjesë e jurisë së “DWTS”? Flet Olta Gixhari

Kiara Luizi

Luizi bën shaka me Kiarën (Video)

How-Tax-Reform-Could-Change-the-Divorce-Rules_121654723-750x485

Gruaja ndahet nga burri 3 minuta pasi u martua!?

Ardiana Matoshi

Aktorja Adriana Matoshi për Kurtin: Njeri që rrezaton shpresë e dashni

dancing with the Stars

Shtohen emocionet! Pas, Fifit zbulohet një tjetër konkurrent i “DWTS”!

INFO

NA NDIQ