Do jetojmë e do kënaqemi pasi të vdesim?!

Picture of INA
INA

15/08/2024

Nga Kim Mehmeti

Ne shqiptarët e Maqedonisë – e ndoshta jo vetëm ne – i kemi zhbërë dhe ngatërruar të gjitha standardet dhe modelet të cilët duhet t’i marrin si shembull fëmijët tanë, andaj tani thuajse nuk e dimë se sipas cilave përmasa e përcaktojmë heroin, arkivolin e të cilit duhet mbuluar me flamurin Kuq e Zi, nga ata të rëndomtit që nuk meritojnë më shumë se sa lutjet që Zoti t’ua falë mëkatet.

Dhe si të mos ndodhte ky çrregullim vlerash kur dihet se të gjithë idiotët tanë që dështuan si politikanë, doktoruan dhe u bënë ligjërues universitar, me çka e morën në duar më të vlefshmen që kemi – fëmijët tanë.

Me çka pra edhe i mësuan të rinjtë të bëheshin si ligjëruesit e tyre: të besojnë se ‘budallai’ mëson dhe i mbindërton vlerat vetjake, e ai që ‘VLEN’ duhet të jetë pa kurrizor i devotshëm, që i shërben dhe i përulet ‘nënës’ parti.

Dhe gjithë ky degradim arsimorë krijoi parakushte që një pjesë të rinisë sonë ta marrin në duar disa mjeranë të cilët, duke mos ditur çka të bëjnë me jetët e tyre, i rritën mjekrat, u shpallën predikues fetarë, dhe nisën të merren me jetët tona, duke na trajtuar si të ishim arab injorantë e të pashkolluar në mes të shkretëtirës, të cilëve nëse nuk u tregon, i ngatërrojnë edhe ditët e javës dhe mund t’u ndodh që xhuma namazin ta falin të dielën.

Pra të na rekomandojnë edhe gjëra monstruoze dhe jonjerëzore si për shembull atë se më i keqe se shqiptari mysliman që shpërndanë drogë, që e vret vëllain e vet, që e plaçkit popullin, që e përdhunon edhe fëmijën, që nuk ka as ndërgjegje as moral…, është ai që nuk falë namaz, ai të cilin ata nuk mund ta ‘mbyllin’ në xhami që ta mjelin siç ua do qejfi.

Apo edhe të na bindin në diçka destruktive dhe shumë-shumë antiislame: se neve Zoti na ka dhënë në këtë botë vetëm sa ta shohim se është ajo gënjeshtare, se bukuritë dhe kënaqësitë e saj duhet t’i shijojnë vetëm të pafetë, sepse ne myslimanët, do kënaqemi e do jëtojmë pasi që të vdesim?!

Shkurte e shqip, shqiptarët e Maqedonisë – e ndoshta jo vetëm ata – edhe përkatësinë etnike edhe atë fetare, e kanë barazuar me përkatësinë partiake, andaj ndaj tyre sillen si ndaj nënës parti ku çdo gjë është ashtu siç e thotë kryetari i saj. (Kim Mehmeti)
.

TË FUNDIT
13 minuta
Georgevski: Po kthehemi në prehrin e Serbisë, prej nga u shkëputëm me shumë mund!
4 orë
VLEN: Për fat të keq, pas 33 vitesh hapet çështja e gjuhës shqipe
4 orë
Mickoski uron pavarësinë e vendit
4 orë
Kumanovë, në klasët e para 110 nxënës më pak
4 orë
Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti për vizitë zyrtare në SHBA

ME TE LEXUARA

1 ditë
Gjuha shqipe, Snopçe: Tentativë për grusht shteti!
21 orë
VLEN: Megafonët e opozitës shqiptare i fshehin skandalet e tyre!
4 orë
Kumanovë, në klasët e para 110 nxënës më pak
1 ditë
Tani për sa mund ta nxirrni pasaportën e Maqedonisë së Veriut
21 orë
ASH, krahu i Taravarit, fillon koordinimin për zgjedhjet e brendshme partiake
2 ditë
Rokas: Mandati im është të ndihmoj Maqedoninë e Veriut të ecë përpara
4 orë
Mickoski uron pavarësinë e vendit
1 ditë
Mexhiti: 33 vite pas pavarësisë, shumë gjëra kanë ndryshuar në favorin tonë
21 orë
Fundjavë e zgjatur, kolonë e gjatë veturash në pikën kufitare me Greqinë

LEXO MË SHUMË

ljubco lubco georgievski

Georgevski: Po kthehemi në prehrin e Serbisë, prej nga u shkëputëm me shumë mund!

vlen llogo

VLEN: Për fat të keq, pas 33 vitesh hapet çështja e gjuhës shqipe

hristijan mickoski

Mickoski uron pavarësinë e vendit

shkolla-nxenes-780x439-1

Kumanovë, në klasët e para 110 nxënës më pak

mexhiti izet

Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti për vizitë zyrtare në SHBA

ali ahmeti

Ali Ahmeti: Në 33 vjetorin e pavarësisë, shqiptarët po trajtohen si qytetarë të rendit të dytë

muhamer pajaziti

Pavarësia e Maqedonisë dhe demokracia e hajnisë

spitali-kovid-tetove

Tre vjet nga zjarri në spitalin modular në Tetovë, me 14 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar

IMG_7152

Kërçova përsëri në zi , 15-të vjeçarja ndërron jetë

INFO

NA NDIQ