Do pasojë portierin e Italisë, Etrit Berisha drejt rikthimit në Serie A

Kontratës së Etrit Berishës skadon në verën e vitit të ardhshëm, por me shumë mundësi portieri i kombëtares sonë do të largohet për t’u kthyer edhe një herë në Serie A.

Nga Italia raportohet se Torino është klubi i interesuar për 32-vjeçarin, i cili ka shkëlqyer për SPAL në sezonin e shkuar, duke qenë një nga pikat më të forta.

Çmimi i tij nuk është i kripur për shkak të moshës dhe jetëgjatësisë së kontratës dhe kjo përshtatet shumë kërkesave të Torinos. Berisha në klubin “Granata” do të zëvendësojë Salvatore Sirigu.

Ish-portieri i PSG ka mosmarrëveshje me drejtuesit dhe zgjedhur të largohet, pavarësisht se mbyll kontratën sezonin e ardhshëm. Për Berishën interesohen edhe Monza e Berlusconit dhe Parma. /abcnews.al