“Do pushtojmë Gjermaninë”, TKZ paralajmërojnë: Ky ishte vetëm fillimi

ina-online
ina-online

18/11/2023

Fakt është që Sylvinho ka ndërtuar një super ekip, lojtarë me një potencial të jashtëzakonshëm, por fakt është gjithashtu që pjesa më e bukur e këtij ekipi mbeten tifozët, mbi të gjitha grupimi më i madh, TKZ.

Në çdo cep të botës, kudo që Shqipëria ka udhëtuar, nuk ka qenë kurrë vetëm, nuk mund të ndodhte ndryshe as në Kishinau ku mbi 1 mijë tifozë shijuan live kualifikimin e Shqipërisë, mbështetën beniaminë e tyre nga minuta e parë deri tek e fundit. Atmosfera e krijuar ishte fantastike, ashtu si rrugëtimi i tyre në këto kualifikuese të “Euro2024”.

Interesimi nga ana e tifozëve këtë herë kaloi çdo limit, çdo imagjinatë, kurrë më parë Shqipëria nuk ka qenë kaq e bashkuar se sot, kurrë më parë nuk ka pasur një interesim kaq të madh për këtë përfaqësuese, por më e bukura pritet të vijë, këtë paralajmëron edhe grupimi TKZ:

Ëndërruam, sakrifikuam dhe në fund u kualifikuam. Më të bashkuar se çdo herë tjetër, “Tifozët Kuq e Zi po vijnë” për të pushtuar tokën gjermane, për të stolisur Euro 2024 me ngjyrat Kuq e Zi. Ne ia dolëm, por ky është vetëm fillimi”, shkruhet në postimin e tyre.

Kjo është një histori e parë, një skenar i tillë ndodhi edhe në Francë gjatë “Euro2016”, ku tifozët kuqezi ishin kryefjala, por në Gjermani parashikohet një tjetër histori, këtë herë edhe më të shumtë në numër, ngjyrat kuqezi pritet të pikturojnë Gjermaninë kudo që do të luajë Shqipëria. Biletat për të parë Shqipërinë pritet të dalin menjëherë pas hedhjes së shortit më 2 dhjetor.

(BalkanWeb)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Sadio Mane

Sundimit të Manes i vjen fundi: Këta janë tre kandidatët për lojtarin më të mirë të vitit në Afrikë

joao-felix-600x360

Barcelona do të bëjë ofertë për Joao Felix

cana

Kosova me trajner vendor apo të huaj? Pyetet legjenda Agim Cana, babai i Lorik Canës

muamed-sejdini-2-750x500

Sejdini: FFM është duke punuar për të implementuar sistemin VAR

muller

Muller largohet nga Bajerni, në garë janë 3 klube nga Seria A

Foto: sportsport.mk

Qeveria i miratoi ndryshimet në Ligjin për Sport

inter fiorentina

VIDEO / Fiorentina kalon në çerekfinale mes dramës së penaltive

andrej

Rrëfimi i Pirlos: Firmosa me Realin, ja pse nuk shkova në Madrid

broja

Broja ndalet nga shtylla, feston United! City bie në “Villa Park”

INFO

NA NDIQ