Do të hartohet diaspora ekonomike dhe shkencore e Maqedonisë së Veriut

Iliria News Agency
Iliria News Agency

31/01/2023

Ministri pa resor përgjegjës për diasporën, Xhemail Çupi, sot paralajmëroi se do të hartohet diaspora ekonomike dhe shkencore e Maqedonisë së Veriut. Siç shpjegoi ai, synimi është identifikimi i komunitetit të biznesit që jeton jashtë vendit, i cili përbëhet nga sipërmarrës të rëndësishëm, investitorë potencialë të ardhshëm në vendlindjet e tyre, të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin lokal.

“Ka filluar projekti për hapjen e zyrave për diasporën në 23 komuna. Zyrat do të kenë rol ndërmjetësues dhe do t’u ofrojnë anëtarëve të diasporës informacione shtesë, udhëzime dhe përfitime nga Qeveria”, tha Çupi në konferencën vjetore qeveritare “Viti i mundësive të reja”.

Sipas tij, migrimi është plaga më e thellë e shoqërisë sonë, si pasojë e së cilës përballemi me të ashtuquajturat ikja e trurit ose migrimi intelektual dhe plakja e kuadrit dhe personelit ekzistues shkencor dhe profesional.

“Mënyra më e mirë për t’u marrë me këto probleme është veprimi i përbashkët dhe i koordinuar. Nuk do të mund të flisnim për zhvillim rajonal dhe lokal pa bashkëpunimin sistematik të institucioneve, komunave, organizatave ndërkombëtare, sektorit joqeveritar, shoqatave nga diaspora, intelektualëve dhe biznesmenëve individualë, theksoi ministri i cili ishte folës në të panelin e katërt, duke theksuar se diaspora është po aq e vlefshme sa atdheu.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

diaspora kroaci

Takime vëllezërore me shqiptarët e Kroacisë

europe elect

Anketa e “Europe Elects”: Arben Taravari prinë para Bujar Osmanit

IMG_1293

Krerët e VLEN-it në Berlin: Diaspora i thotë po ndryshimit

zgjedhjet-maqedoni

Në Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë

bujar osmani

Bujar Osmani: Në Kosovë flamuri shqiptar nuk është zyrtar, në Maqedoni është obligim i kryetarëve të komunave

oliver spasovski

Spasovski: Nuk dorëzohemi, pensionin minimal e rrisim në 20 mijë denarë

anita-angellovska bezhovska

Angellovska- Bezhoska paralajmëron ulje deri në 4 % të inflacionit

Screenshot_2024-04-19-19-07-50-881_com.android.chrome-edit

Prani e madhe e njësive policore në Haraçinë të Shkupit

Klasa_zbrazet_Banka-600x347-1

MASH i ka njoftuar shkollat se ditët jopune për shkak të zgjedhjeve do të punohen të shtunave

INFO

NA NDIQ