Do të ketë arrestime të reja, Toshkovski: Diskoteka nuk ka plotësuar asnjë kusht, ishte një stallë

Picture of Ina Online
Ina Online

17/03/2025

Ministri i brendshëm Pançe Toshkovski tha se deri më tani janë arrestuar 13 persona, dhe do të ketë edhe arrestime të tjera lidhur me tragjedinë në Koçan. Sipas tij, të dyshuar janë 23 persona prej të cilëve 11 janë në masën e arrestit paraburgim të shkurtër prej 48 orësh. Toshkoski tha se hetimi ka konstatuar se klubi natës “Pulse” nuk kanë pasur certifikatë për përdorim të piroteknikës, e cila duhej të merrej në polici. Ai tha se për shkak të korrupsionit dhe krimit, ne po humbasim jetën e fëmijëve tanë.

Pançe Toshkoski, Ministër i Brendshëm (8429/13.26-13.50/9.00-9.15)
“Ky objekt diskotekë, nëse më pyetni mua është stallë, ka funksionuar ashtu 15 vite me kriminalitet, korrupsion me ryshfet, i kundërligjshëm pas asnjë kusht. I lexova, asnjë kusht nuk është përmbushur që duhet me ligj të plotësohen. Të dyshuar janë 23 persona, prej tyre 11 janë në paraburgim. Të tjerët, me urdhër të Prokurorit publik do të ndërmarrim veprime gjatë ditës dhe nuk do të ndalemi këtu.”

Kreu i MPB-së tha se pajisjet piroteknike i solli bendi DNK, pjesëtar i bendit i cili është në mesin e viktimave. Sipas tij nuk ka pasur asnjë kusht për organizim të eventeve, ajo është stallë e cila ka punuar si diskotekë për 15 vite, pa licenca përkatëse, pa dyer emergjente, pa pajisje adekuate për shuarjen e zjarrit. Ai tha se nga kjo tragjedi konstatohet i gjithë sistemi i korruptuar.

Pançe Toshkoski, Ministër i Brendshëm (8429/1.58-2.34)
“Çfarëdo që të prekim, kudo të gërryejmë është tokë e kalbur. Nuk do t’ju tregoj të gjitha aksionet që zbatuan në periudhën e kaluar, nga kriminaliteti i bandave të rrugës deri te funksionarët më të lartë, si ministra e të tjerë për të gjitha procedurat penale që i kemi hapur. Çfarëdo që të prekim, është kalbur! Maqedonia nuk ka sistem, korrupsioni dhe krimi e ka shkatërruar sistemin patjetër të ndërmarrim hapa radikal për ta normalizuar këtë shtet nëse duam ta kemi.”

TË FUNDIT

Mexhiti: Taravari s’ka vend në Qeveri nëse bashkëpunon me BDI-në

Sela në Click Plus foli për ASH-në dhe Taravarin, çfarë tha…?

Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

Reagon Gjesti për herë të parë pas fitores së BBVA

Jahoski, pronari i “Pucko Petrol” ofron 2 milionë euro garanci për të dalë nga paraburgimi

Shtyhet sërish seanca konstituive, ky ishte propozimi i Glauk Konjufcës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË