Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk e përjashton mundësinë e një takimi të ri liderësh. Sipas tij, në një takim të tillë të mundshëm do të hapeshin edhe çështje të tjera me rëndësi për shtetin.
“Për momentin nuk është planifikuar një takim i ri i liderëve, megjithatë nuk e përjashtoj një mundësi të tillë, ku do të mund të diskutojmë sërish për çështjet më të rëndësishme në vend. Në takimin e fundit të liderëve nuk kemi biseduar vetëm për amendamentet kushtetuese, sepse vendi ballafaqohet me një numër të madh sfidash”, tha Kovaçevski.