Do të kufizohet e drejta për shtetësi të dyfishtë në Gjermani?

Picture of INA
INA

30/10/2025

Unioni CDU/CSU po kërkojnë reformimin e ligjit të nënshtetësisë dhe kufizimet mbi shtetësinë e dyfishtë, me thirrje për revokimin e pasaportave të atyre që kërcënojnë vlerat kushtetuese të Gjermanisë.

Disa politikanë të partive të Unionit CDU/CSU kanë vënë në pikëpyetje edhe shtetësinë e dyfishtë për personat që marrin shtetësinë gjermane. “Ne si vend duhet të pyesim veten nëse ende duam nënshtetësi të dyfishtë universale dhe nëse ende mund ta përballojmë atë,” deklaroi për gazetën “Bild” të mërkurën deputeti në Buindestag i partisë CSU, Stefan Mayer.

“Reformat e nënshtetësisë…”

Sipas tij, një “reformë themelore e ligjit të shtetësisë” është e nevojshme. Politikani i CSU kërkoi gjithashtu që “banditëve, kriminelëve të rëndë, armiqve të kushtetutës, antisemitëve dhe urrejtësve të gjermanëve” t’u hiqet nënshtetësia nëse kanë dy pasaporta.

“Ne nuk mund t’u japim njerëzve privilegjin e nënshtetësisë dhe pastaj ata të shkelin mbi vlerat tona dhe mbi ne”, theksoi Mayer.

“Shtetësia e dyfishtë duhet të jetë përjashtim, jo ​​rregull”, deklaroi për gazetën Bild edhe politikanja e CDU-së, Cornell Babendererde.

Përkushtim apo përfitim?

“Nëse 80 përqind e atyre që morën shtetësinë në vitin 2023 duan të mbajnë edhe pasaportën e tyre të mëparshme, së bashku me shtetësinë gjermane, atëherë duhet të pyesim veten: A nuk mjafton dashuria, identifikimi me vendin tonë në fund të fundit, apo kjo bëhet më shumë për ruajtjen e përfitimeve të garantuara nga një pasaportë gjermane?”

Në vitin 2024, rreth 292,000 persona morën shtetësinë gjermane – 46 përqind më shumë se një vit më parë, që është një rekord i ri. Një në katër (28 përqind) prej tyre janë me origjinë nga Siria.

Nga rreth 201,000 persona që kanë kërkuar dhe marrë shtetësinë gjermane në vitin 2023, sipas të dhënave të Entit federal për Statistika, 80,9 përqind e mbajtën pasaportën e tyre të mëparshme, që do të thotë se tani kanë shtetësi të dyfishtë.

Qëndrimet kundër

Për ndryshimin e këtij ligji kërkohet shumica e votave të partive në pushtet. Por Partia Socialdemokrate (SPD) ka kundërshtuar deri tani kërkesat për heqjen e dyshtetësisë apo shumështetësisë siç thuhet në ligj. Nëse partitë e Unionit CDU/CSU duan të ndryshojnë këtë ligj, duhet të bindin edhe deputetët e SPD. Por deri tani nuk ka ndonjë marrëveshje në këtë drejtim.

Para pak kohësh në Gjermani ka ndryshuar ky ligj dhe është hequr mundësia e marrjes së shtetësisë gjermane me procedurë të përshpejtuar brenda tre vitesh për “personat e integruar mirë”, siç është thënë përpara./DW

TË FUNDIT

MASH: Në vitin 2026 buxheti për shkencën do të arrijë 1.37 miliardë denarë

Të rinjtë në Maqedoninë e Veriut të ndarë rreth perspektivës evropiane të vendit

Orban: Deri sa Trump të jetë president, nuk do të ketë sanksione për Hungarinë

Zelenski: Ukraina do të porosisë 27 sisteme Patriot nga SHBA-ja

Kurti: Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve

Pendarovski: Maqedonia po ngec në rrugën drejt BE-së për shkak të mungesës së vullnetit politik

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË