“Do të punësohen 400 persona si zjarrfikës”,Mickoski: Me planin operativ në vlerë të €40 mln do të punësojmë 16,000 persona!

Picture of INA
INA

28/05/2025

-Plani operativ për punësim për vitin 2025 është me vlerë 40 milionë euro dhe përfshin mbi 16 mijë persona të papunë, nga këto persona pritet 65 për qind të jenë të rinj deri 29 vjeç, informoi kryeministri Hristijan Mickoski.

Mickoski theksoi se plani operativ për punësim, masa dhe programe që do të ofrojnë vende pune dhe mbështetje në tregun e punës, është hartuar në seancën e fundit të Qeverisë.

“Një nga prioritetet kryesore të kësaj Qeverie është rritja e mirëqenies së qytetarëve, ulja e papunësisë dhe krijimi i masave që synojnë një treg pune të balancuar dhe efektiv, prandaj, në seancën e fundit, hartuam një plan operativ punësimi me vlerë 40 milionë euro me të cilat do të përfshihen mbi 16 mijë bashkëqytetarë tanë, nga të cilët 12.537 persona në masa aktive për punësim, kurse 3.520 persona në shërbime për punësim. Me këtë përfshihen dy pika kryesore, e para është mbështetja e drejtpërdrejtë për start-ap biznese të të rinjve, puna e dyta është një qasje e organizuar në shuarjen e zjarreve, për të cilën do të punësohen 400 zjarrfikës të cilët do të vihen në dispozicion të komunave ku ka nevojë, si dhe punësim shtesë i 600 personave të papunë të cilët do të angazhohen për punë publike dhe projekte komunale në infrastrukturë dhe mbrojtje të mjedisit jetësor në nivel lokal”, deklaroi kryeministri.

Ai tha se pritet një përfshirje e madhe e të rinjve sepse masat që u krijuan kishin për qëllim mbulimin pikërisht të kësaj kategorie të qytetarëve.

Siç theksoi Mickoski me planin operativ për programet aktive, masa për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2025 përcakton programet, masat dhe shërbimet e punësimit që do të sigurojnë krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e punësimit, me fokus tek të rinjtë, të papunët afatgjatë dhe përfituesit e ndihmës minimale.

TË FUNDIT

Zv/ministrja Sadiku sqaron statusin e shpërblimit për karateistin Berat Jakupi

ASH: Ministri Azir Aliu e nisi mandatin me spastrimin etnik të shqiptarëve në Komisionin Nacional për Diabetin

Arbër Ademi i reagon kryeministrit: Unë jam shqiptar, jam pjesë e këtij shteti dhe nuk kam ndërmend të hesht

Sllaveski: Nuk është turp puna shtesë për pagë minimale, edhe unë kam punuar në supermarket

Cila është pasuria e ministrit të ri të Shëndetësisë, Azir Aliu (DOKUMENT)

ASH-Taravari: Qeveria po e shtynë Ligjin për Përfaqësim drejt një agonie pa fund

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË