Do të rinumërohen të gjitha votat nga diaspora dhe ato me kusht

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të bëjë rinumërimin e të gjitha votave me kusht dhe atyr të diasporës për të gjithë kandidatët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ky vendim ka ardhur pasi ankesa e kandidates së AAK-së, Florentina Gjergjaj u pranua nga PZAP si e bazuar.

“Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të rinumërojë fletëvotimet me kusht në të gjitha komunat e Kosovës dhe të gjitha fletëvotimet nga diaspora sa i përket kandidatëve nga radhët e subjektit politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, thuhet në vendimin e PZAP-së.