Burime të TV21 në Ministrinë e Shëndetësisë bëjnë të ditur se do të shkarkohet drejtoresha e Klinikës për Fëmijë “Kozle”, Karolina Simonovska. Jozyrtarisht mësohet se pritet nënshkrimi i ministrit Arben Taravari. Burime shtojnë se në vend të Simonovskës, në këtë funksion pritet të emërohet Katerina Boskovska. Ndryshe, në Klinikën e Kozles vazhdimisht kishte ankesa nga Kolegjiumi i këtij institucioni për Simonovskën.
Do të shkarkohet drejtoresha e Klinikës “Kozle”, Karolina Simonovska?


INA
04/02/2025
TË FUNDIT