“Do të të vras…”/ Kanosi nipin e tij, arrestohet 57 vjeçari! Çfarë iu gjet brenda shtëpisë

Një 57-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi ka kanosur nipin me armë. Ka qenë vetë 30-vjeçari A.S., që ka kallëzuar ngjarjen në polici dhe si rrjedhojë është organizuar operacioni i koduar Property”.

Në pranga ka rënë I. S., 57 vjeç, banues në Kavajë, ndërsa sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive pronësie.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi A. S., 30 vjeç, se xhaxhai i tij e kishte kanosur se do ta vriste, për motive pronësie, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Property”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:– I. S., 57 vjeç, banues në Kavajë”-njofton policia.

Gjatë kontrollit të banesës së 57-vjeçarit, efektivët e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik, dy krehra dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.