Dodik: Bosnja do të shpërbëhet, osmanët i detyruan boshnjakët të bëhen myslimanë

Picture of Ina Online
Ina Online

29/04/2025

Presidenti i entitetit të Republikës Serbe, Milorad Dodik, iu drejtua publikut pas një takimi të koalicionit qeverisës në RS, duke bërë një sërë deklaratash fyese, shoviniste dhe historikisht të pabazuara, të cilat kanë shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik vendor dhe rajonal.

Gjatë fjalimit, Dodik deklaroi se Bosnja dhe Hercegovina po “shpërbëhet” dhe se gjurma e saj “kundërmon nga çnjerëzia”. Ai hodhi poshtë në disa raste legjitimitetin e Përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt, duke e quajtur “jolegjitim”, dhe pretendoi se “myslimanët”, siç i quan ai boshnjakët, “i pranojnë vendimet e tij dhe shpresojnë në pjesën e dytë të lojës”.

Megjithatë, pjesa më skandaloze dhe fyese e fjalimit ishte thirrja e drejtpërdrejtë ndaj boshnjakëve që të “kthehen në fenë ortodokse”, duke pretenduar se Bosnja dhe Hercegovina në atë rast do të ishte “kryesisht serbe” dhe se “vetëm e tillë mund të ekzistojë”, transmeton Telegrafi.

“Zgjidhja për Bosnjën është kjo: që myslimanët të kthehen në fenë e tyre të vjetër ortodokse. Po përpiqemi të japim propozime konstruktive. Ekzistojnë dëshmi se paraardhësit tanë kaluan në islam nën detyrimin osman. Prandaj, për mua kjo është një zgjidhje korrekte”, tha Dodik.

Ai shtoi se “boshnjakët duhet të kthehen në fenë e paraardhësve të tyre, dhe kështu Bosnja do të ishte me shumicë serbe”, shkruan klix.ba.

“Bosnja dhe Hercegovina nuk është ajo që pretendohet të jetë. Ajo do të shpërbëhet. Dhe jam i lumtur për këtë”, u shpreh Dodik, duke mos fshehur kënaqësinë për rrënimin e mundshëm të shtetit.

Deklaratat e separatistit serb janë interpretuar gjithashtu si një përpjekje e hapur për të minuar rendin kushtetues të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe për të nxitur urrejtje fetare dhe kombëtare.

TË FUNDIT

BE do të miratojë paketën e 17-të të sanksioneve kundër Rusisë

VMRO-DPMNE: Marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar do ta transformojë Maqedoninë

OKB: 14 mijë foshnje mund të vdesin në 48-orët e ardhshme në Rripin e Gazës

Hakerët serbë sulmojnë faqen e RTSH-së, vendosin lajme kundër Kosovës

Qoku prezantoi grupin parlamentar të VLEN: Jemi 9, do bëhemi 10, thirrje deputetëve tjerë ti bashkohen

Taravari reagim për shkollën në Nerovë: “Kush është më e drejtë, një kazino me leje apo një shkollë pa leje?”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË