Dodik kërkon që “Zajednica” në Kosovë t’i ngajë Republikës Srpska

Iliria News Agency
Iliria News Agency

12/02/2023

Kryetari i Republikës Srpska, Milorad Dodik, tha se Bashkësia e Komunave Serbe në Kosovë duhet të ketë kompetenca ekzekutive dhe se në disa aspekte do t’i ngjajë Republikës Srpska.

“Pa funksione ekzekutive nuk ka kuptim të krijohet një guaskë e zbrazët që nuk ka qëllim”, ka thënë Dodik në një intervistë për “Kosovo Online”.

Sipas tij, bisedimet nuk duhet të vazhdojnë derisa Asociacioni të formohet në kapacitetin e dakorduar. Dodik vlerësoi se propozimi franko-gjerman për Kosovën nuk është shumë i ndryshëm nga disa në të kaluarën, duke qenë se bazohet në kërkesën që Serbia, qoftë edhe në heshtje, ta njohë Kosovën.

“Ai propozim nuk është shumë i ndryshëm nga ai që kemi parë në të kaluarën, ai bazohet në faktin se Serbia duhet disi, në heshtje, ta njohë Kosovën, që është e pamundur për vetë Serbinë”, thotë Dodik.

Sipas tij, presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk ka mundur ta refuzojë dokumentin kur e ka marrë, por, siç ka vlerësuar, si çdo burrë shteti përgjegjës, është dashur të mbajë një dëgjesë publike. Dodik deklaroi se RS nuk e mbështet Serbinë që të njohë pavarësinë e Kosovës, duke shtuar se BiH nuk e njohu pavarësinë e Kosovës për shkak të kësaj.

Duke folur për sanksionet ndaj Rusisë, Dodik tha se mosvendosja e sanksioneve ndaj këtij vendi është “përgjigje e RS ndaj miqve të saj dhe një investim në të ardhmen”, duke shtuar se “asgjë nuk mund të pritet nga Perëndimi, pavarësisht se ata ofrojnë jetë demokratike dhe prosperitet ekonomik”.

Presidenti ka mohuar se Rusia ka ndonjë ndikim në politikën e tij, duke thënë se “askush nuk ka asnjë ndikim tek ai, përveç popullit serb”. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI më e pasura, me më shumë para se partitë tjera

KSHZ-Komisioni

Këto janë numrat e listave për deputetë që mund të votoni më 8 maj

lypsar shkup

Nga papunësia, fëmijët i detyrojnë të kërkojnë lëmoshë – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve në Rrugë

Kurti

Kurti: Një grua u vra mizorisht nga një vrasës burrë, drejtësia të veprojë pa vonesa

Bilall Kasami

Zyrtarisht nisën punimet për ndërtimin e stadiumit të Tetovës, Kasami e bëri përhajr me bulzoder (FOTO)

Policia-e-Kosoves-800x445

Të shtëna me armë në Ferizaj, vritet një grua

bujar osmani arben taravari

Ndikimi rus në Maqedoni përmes “Ballkanit të Hapur”/Taravari kundër, Osmani pro

rama macron

Rama-Macronit: Nëse ke nevojë për dikë në momente të vështira, thërrisni një shqiptar

Kurti len opozita kasami gashi mexhiti

Albin Kurti tubim të përbashkët me opozitën në Berlin (FOTO)

INFO

NA NDIQ