Dodiku kërkon siguri në Moskë, i thur elozhe Putinit, po nuk dihet nëse Putini do ta takojë!

Picture of INA
INA

01/04/2025

Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, i cili kërkohet me urdhër arresti nga Gjykata Shtetërore e Bosnjës, njoftoi se është në Moskë nga e hëna. Gjykata Shtetërore e Bosnjës lëshoi më 27. mars ​​një urdhër ndërkombëtar arresti kundër Dodikut. Dy javë më parë zyra e prokurorit publik kishte urdhëruar arrestimin e presidentit të Republikës Srpska. Ajo e akuzoi atë dhe kryetarin e parlamentit të Republikës Srpska, Nenad Stevandiç, se kanë shfrytëzuar pozitat e tyre të larta në Republika Srpska për të anashkaluar kontrollet kufitare dhe për të udhëtuar jashtë vendit.
Para këtyre veprimeve Millorad Dodiku e kishte shpallur në mënyrë të njëanshme si të përfunduar juridiksionin e qeverisë qendrore të Bosnjës mbi Republikën Srpska, edhe pse kjo është pjesë e Bosnje dhe Hercegovinës. Vendimi i Dodikut ishte reagim ndaj një vendimi gjyqësor kundër tij, në të cilin ai u dënua me një vit heqje lirie për mosrespektim të Përfaqësuesit të Lartë të OKB-së për Bosnje-Hercegovinën. Megjithatë ky dënim u hodh më vonë poshtë nga Gjykata Kushtetuese.

Që nga Marrëveshja e Paqes e Dejtonit Bosnja dhe Hercegovina është ndarë në Republikën Srpska me shumicë serbe të Bosnjës dhe Federatën Kroato-Muslimane të Bosnjës dhe Hercegovinës. Dy pjesët gjysmë-autonome të vendit janë të lidhura përmes një qeverie qendrore të dobët.

TË FUNDIT

Sondazh i News24, si do të votojnë shqiptarët më 11 maj!

Gjesti bënë paraqitjen më interesante pas daljes nga shtëpia, me lule në kokë

Ja çfarë ndodhi me taksistin që u ngjit mbi veturë për ta penguar “merimangën

Trupat amerikane a po largohen nga Kosova, ja çka thotë zëvendës-shefja e NATO-s, Sheqerinska

“Jam ndjerë i ofenduar”/ G Bani: Danja, një provinciale që donte të bëhej qytetare

Ndahen Egli dhe Gjesti, e bëjnë publike?

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË