Dogana e Maqedonisë konfiskoi para të fshehura në çorape, pako me çaj për “detoksifikim” dhe një kokë të motorit për automjet

INA
INA

01/11/2023

Një sasi e madhe devizash, 250 kuti me çajra për detoksifikimi, por edhe një kokë e re motori për një kamion, janë pjesë e konfiskimeve që ka bërë Drejtoria e Doganave në Maqedoninë e Veriut, shkruan TV21. Sipas njoftimit të Doganave, në dy raste të veçanta, ekipet mobile zbuluan 15.100 euro, të cilat shoferët e kamionëve donin t’i nxirrnin jashtë vendit përmes vendkalimit “Tabanoc”, pa i deklaruar, duke i fshehur në çorape.

“Në rastin e parë janë gjetur gjithsej 11.100 euro, nga të cilat 7.000 euro ishin të fshehura në çorapet e shoferit, ndërsa pjesa tjetër e parave ndodhej në portofolin e tij dhe në një zarf në kabinën e automjetit. Në rastin e dytë janë zbuluar 8 mijë euro, të cilat një shofer kamioni i ka fshehur në kabinën e kamionit nën mbulesën e kambios automatike. Në të dyja rastet, drejtuesve të automjeteve, përndryshe shtetas të Maqedonisë, iu janë kthyer nga dy mijë euro, shumë të cilën lirisht mund ta nxjerrin jashtë vendit, ndërsa pjesa tjetër e parave është e mbajtur”, thonë nga Doganat.

Ndërkaq në pikën kufitare “Bllacë”, në hyrje të vendit, në dy raste të ndara janë ndaluar dy shtetas kosovarë pasi të njëjtit kanë tentuar që në mënyrë të paligjshme të importojnë në vendin tonë 250 çajra detoksifikues dhe një kokë të re motori për një kamion.

“Çajrat e detoksit janë zbuluar gjatë kontrollit të furgonit me targa të Kosovës nën sediljet e veturës, ndërsa në një automjet pasagjerësh me targa të Kosovës, në bagazhin e mbuluar me batanije dhe xhaketë është zbuluar koka e motorit të kamionit”, shtojnë nga Doganat.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-12-10-23-42-16-882_com.android.chrome-edit

Kush ishte Liridona dhe Naimi? Detajet e pathëna për vrasjen në Kosovë (video)

rip-600x360

Vdes në detyrë në Jarinjë një polic kufitar i Njësisë Speciale

TABANOC-696x522

Kapen 13 sirianë në afërsi të vendkalimit kufitar “Tabanoc”

bullgari-maqedoni

OKB: Bullgaria t’i garantojë të drejtat e pakicës maqedonase

Izet Mexhiti kasami opozita len lidhja

LEN: BDI së pari i mashtroi shqiptarët me Naser Zyberin, tani për së dyti me Talat Xheferin si kryeministër teknik-administrativ

sela

Ndërroi jetë aktivisti i ASH-së, Emri Bislimi

granit plavaa

Të burgosurit tentuan ta sulmojnë Plavën: Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridonës shpërndahen në burgje të ndryshme

arrestime terrorizem shkup

Ndalohet një 20-vjeçar nga Kumanova, kapet me lëndë narkotike

naser zyberi

Zyberi me rastin e 10 dhjetorit: Secili ka të drejtë të jetojë një jetë normale

INFO

NA NDIQ