Dogana e Maqedonisë konfiskon mbi 18 mijë euro

ina-online
ina-online

28/12/2023

Dogana e Maqedonisë së Veriut përmes një komunikate ka bërë të ditur se në tre raste ka konfiskuar në kufi mbi 18 mijë euro të palajmëruara.

Paratë janë gjetur gjatë kontrollit të udhëtarëve, të cilët tentonin ti fusnin në territorin e vendit në mënyrë të paligjshme.

Nga Drejtoria doganore informojnë se në të dyja rastet bëhet fjalë për shtetas të huaj të cilët gjatë hyrjes dhe daljes nga vendi të pyetur nga doganierët nuk kanë paraqitur asgjë për kontroll doganor.

“Në të njëjtën kohë gjatë hyrjes në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë, te një shtetas grek janë gjetur 14 mijë euro, të cilit sipas Ligjit për Çështje Devizash, janë kthyer 10 mijë euro, ndërsa katër mijë eurot e mbetura janë mbajtur. Gjithashtu, në vendkalimin kufitar Mexhitlia, gjatë kontrollit të një shtetasi serb i cili udhëtonte për në Greqi, në xhepin e brendshëm të xhaketës që kishte veshur, iu gjetën rreth 16 mijë euro të padeklaruara. Në përputhje me ligjin, udhëtarit i janë kthyer 10 mijë euro, të cilat shtetasit e huaj mund t’i nxjerrin jashtë shtetit pa i deklaruar, ndërsa pjesa tjetër janë mbajtur”, thuhet në kumtesën e sotme nga Drejtoria doganore.

Është parandaluar gjithashtu transferim i paligjshëm i devizave edhe te një shtetas i Maqedonisë në dalje nga shteti në njësinë doganore të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit. Pasagjeri në xhep mbante 9.900 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar dhe për të cilat nuk kishte dokumente të origjinës, ndërsa sipas ligjit nga doganierët i janë kthyer 2 mijë euro – shumë që qytetarët e Maqedonisë mund ta posedojnë gjatë udhëtimit, ndërsa pjesa tjetër i është sekuestruar.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stevo-pendarovskiii-780x470-1

Pendarovski: Do të anëtarsohem në VMRO-DPMNE nëse do të arrijnë që maqedonasit t’i përfshijnë në Kushtetutën bullgare

IMG_9497

Kongresi i LSDM zyrtarizoi kandidaturën e Pendarovskit për president

IMG_9496

IPIS demanton: Nuk kemi bërë anketë që u shpërnda sot

IMG_9478

Pritja e Taravarit në Strugë në hapjen e shtabit zgjedhor (Video)

IMG_9479

Selimi: Ndihma e shpejt në Shkup për herë të parë me shef shqiptar

David-Philips

Serbët le të shkojnë në Serbi, nëse duan të përdorin dinarin, thotë ish-zyrtari amerikan

fature-market

Disa markete brenda natës i rritën çmimet, ankesa nga qytetarë

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI me kandidatë për deputetë në njësitë 3 dhe 4, ja emrat?

Ilir-Demiri-921x614

Demiri: nuk do të ketë incizime pa radhë, terminet për rezonancë magnetike do të publikohen në “Termini im”

INFO

NA NDIQ