Dogana e Maqedonisë së Veriut me drejtor të ri, shkarkohet Sugarevski

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shkarkuar Goran Sugareskin nga pozita e Drejtorit të Drejtorisë së Doganave.

“Qeveria pranoi vendimin e Komisionit të Emërimeve për shkarkimin e Goran Sugareskit nga posti i ushtruesit të detyrës së drejtorit “Drejtor i Drejtorisës Doganore, dhe të emërojë Sllavica Kotirov, si zv. drejtore aktual, në këtë pozitë”, nënvizon Qeveria.

Po ashtu nuk jepen arsyet dhe detajet për shkarkimin e Sugarevskit, i cili në këtë detyrë ishte nga janari i këtij viti.

Ai më parë ishte ministër i Transportit dhe Lidhjeve. Pas zgjedhjeve parlamentare, Blagoj Boçvarski u emërua ministër në vend të tij.(INA)