Dogana konfiskoi minibusin me bunkerin për fshehjen e mallit (FOTO)

ina-online
ina-online

14 Shtator, 2023

Dogana e Maqedonisë së Veriut ka ndaluar dhe konfiskuar një minibus në vendkalimin kufitar Tabanoc, pasi që tek ai u gjet një bunker i posaçëm në sistemin e ventilimit për fshehje malli.

Sipas doganës, minibus është me targa të Shqipërisë dhe se ai po kryente transport të udhëtarëve në linjën Tiranë – Bruksel, përcjell INA.

Rasti është zbuluar në hyrje të vendkalimit kufitar Tabanoc nga inspektorët doganor të ekipit mobil të Departamentit për kontroll dhe hetim. Pas kallëzimit në gjykatën kompetente, ajo ka marrë vendim për konfiskimin e automjetit, ndërsa shoferit të mjetit i është shqiptuar gjobë për shkak të shkeljes së nenit 263 paragrafi 7 dhe nenit 269 paragrafit 2 të Ligjit për Dogana.

Ky është rasti i dytë brenda një jave i sekuestros së një automjeti të konstruktuar, përshtatur posaçërisht për fshehjen e mallit. Nga Drejtoria doganore thonë se vazhdojnë të veprojnë në kuadër të kompetencave të tyre në drejtim të mbrojtjes së interesave financiare të shtetit dhe mbrojtjes së sigurisë dhe shëndetit të qytetarëve.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-09-22-00-08-01-741-edit_com.facebook.katana

Ndërron jetë Musadik Pajaziti i Grupit të Kumanovës

Screenshot_2023-09-21-23-35-55-588-edit_com.facebook.katana

Ringjallet “Ilirida”

higjiena komunale shkup protest

Këshilltarët e ASH-së rrëzojnë vendimin e Maznevës, rikthejnë në punë punëtorët e NPK “Higjiena Komunale” Shkup

IMG_5173

Kasami takim me Lazim Destanin, çka u dakorduan?

policia-1-1-1392x766

Dramë në Shkup: Përleshen fizikisht dy kinezë

harta-komunat-shqiptare-maqedoni

“Struga dhe Çairi më së paku premtime të mbajtura”/14 komuna shqiptare “nën thjerrën” e IDEA-s

IMG_5172

Fronti Evropian? – Hoxha: Nuk duhet hedhur si ide, jemi të hapur të bisedojmë!

IMG_5169

Taravari: Aleanca ka besueshmëri stabile në elektorat

IMG_5171

Spitali i Kumanovës me drejtore të re

INFO

NA NDIQ