Drejtoria e Doganave të Maqedonisë së Veriut përmes një njoftimi ka bërë të ditur se qytetarët që udhëtojnë jashtë vendit apo ata që kthehen nga jashtë janë të obliguar të njihen se çfarë mund të marrin gjatë hyrjes dhe daljes nga shteti, përcjell INA.
ÇFARË MUND TË MERRNI ME VETE GJATË HYRJES DHE DALJES NGA SHTETI?
👉Sasia e lejuar e produkteve të duhanit
• 200 CIGARE
• 100 CIGARILLO
• 50 PURO OSE
• 250 GR. DUHAN
👉Sasia e lejuar e pijeve alkoolike
• 2 LITRA ALKOOL DERI NË 22%
• 1 LITËR ALKOOL MBI 22%
👉Shuma e lejuar e parave të gatshme gjatë hyrjes/daljes
• GJATË DALJES DERI NË 2.000 €
SHUMËN 2-10.000 € DUHET TË DEKLARONI DHE TË BASHKËNGJITNI VËRTETIMIN E ORIGJINËS NGA BANKA APO KËMBIMORJA.
• GJATË HYRJES DERI NË 10,000 €
ÇDO SHUMË MBI 10,000 € DUHET TË RAPORTOHET
👉Sasia e lejuar e parfumeve
• PARFUME DERI NË 50 MILILITRA
• UJË TUALETI DERI NË 250 MILILITRA
👉Importi i lejuar i mallrave të natyrës jotregtare
MALLRAT* QË IMPORTONI NGA JASHTË ME VLERË DERI NË 350 € JANË TË LIRUARA NGA DETYRIMET E IMPORTIT, NËSE JANË TË NATYRËS JOTREGTARE
* (me përjashtim të pijeve alkoolike, produkteve të duhanit, parfumeve dhe ujit të tualetit)
👉Importimi i kafshëve shtëpiake
PËR ÇDO KAFSHË SHTËPIAKE PRONARI DUHET TË KETË:
• PASAPORTË
• CERTIFIKATË SHËNDETËSORE VETERINARE