Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, gjatë mbledhjes me anëtarët e Kuvendi që mbajti mbrëmë në Kumanovë, tha se ka marrë shumë porosi nga qytetarë për të mos shkruar me BDI-në në zgjedhje.
Ai tregoi se çdo ditë i kanë shkruar qindra qytetarë të cilët e kanë mbështetur në qëndrimin e tij për të bashkëpunuar me opozitën shqiptare, shkruan gazeta LAJM.
“Aleanca për Shqiptarët është sinonim i ndyshimit. Nese ndokush duhet ta sjellë ndryshimin në Maqedoni, nuk mund të ndodh ai proces pa Aleancën për Shqiptarët. Patjetër Aleanca për Shqiptarët t’i prijë atij procesi. Unë para 5-6 ditëve vendosa që ta tregoj vendimin tim si kryetar partie, si mendoj pas shumë bisedave me faktor me relevancë gjithandej, me kryetarë të degëve, kryetarë të nëndegëve anëtarë të kryesisë, anëtarë të Kuvendit, por mbi të gjitha me popullin, me qytetarët, ata që më shkruanin shumë porosi çdo ditë, para se me sjellë vendimin, doktor mos u shit, të lutëm mbahu, mos shko me BDI-në”, tha Taravari në Kumanovë./