Doktoranti Mustaf Veseli emërohet shef shtabi për Komunën e Likovës

ina-online
ina-online

06/03/2024

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti përmes një postimi ka njoftuar se Mustaf Veseli, një kuadër të vjen nga diaspora është emëruar shef i shtabit zgjedhor për komunën e Likovës.

“Mustaf Veseli vjen nga diaspora ku vepron dhe jeton tani e njëzet e dy vite, kuadër që është gatuar në një prej demokracive më të shquara botërore – atë helvetike. Mustaf Veseli është magjistër në fushën e shkencave politike, sociale dhe historike pranë Universitetit të Lozanës, Universitet ku ishte edhe kryetar i shoqatës studentore shqiptare dhe gjithashtu ishte asistent në leminë e shkencave sociale. Tani vazhdon studimet e doktoraturës në të njëjtën fushë. Mustaf Veseli nuk qëndroi i paangazhuar në shoqëri, ku ai veproi gjithashtu në organizimin e Komunitetit Shqiptar në Zvicër. Është gjithashtu i angazhuar në ruajtjen e traditës dhe kulturës shqiptare dhe përpiqet që të luftojë kundër asimilimit të shqiptarëve në diasporë dhe këtë përmes Institutit Feti Veseli që e krijoi me shokët universitarë në vitin 2022 për këtë qëllim fisnik dhe patriotik.

Nga sot, në konsultë me bazën partiake, kam kënaqësi ta informoj opinionin e gjërë që Mustafa emërohet shef i shtabit të Lëvizjes Demokratike për Komunën e Likovës, pas periudhës që ka shërbyer edhe si këshilltar i imi personal. Lëvizja çdo ditë forcohet dhe figura të reja, të pastra e veçanarisht ato që vijnë nga diaspora janë ndër politikat parësore të Lëvizjes Demokratike. Na priftë e mbara edhe për Karadakun historik e të kthesave të mëdha!”, ka shkruar Mexhiti.

Mustaf Veseli është djali i profesorit të njohur Feti Veseli, i cili ka dhënë kontribut në arsimin shqip, që më pas detyrohet të braktisë vendlindjen për shkak të përndjekjes nga sistemi i kaluar.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1243

Kasami: VLEN do të ndajë 500 milionë euro për komunat shqiptare

improvizim bujar

Pasi mori rolin e kryetarit të Kuvendit, Ziadin Sela në seancën e improvizuar shpalli Bujar Osmanin president të shtetit

improvizim

Në seancë të improvizuar, Ali Ahmeti shpall Ziadin Selën kryetar të Kuvendit të RMV-së

Protesta_Mjeket

Specialistët privatë vazhdojnë me grevën, thonë se kanë presione nga klinikat dhe kolegët më të vjetër

qytetare-1280x899

Shumica e të rinjve përdorin rrjetet sociale, sipas tyre partitë janë burimi më i madh i informacioneve të pasakta

ziadin sela

Sela: Pse janë të shqetësuar nga Fronti Evropian

afrim gashi

Gashi: Ata që sot e sulmojnë Albin Kurtin, janë të njëjtit që po i vajton edhe Aleksandar Vuçiqi

zgjedhje maqedoni

Fillon gara për deputetë, edhe pesë ditë fushatë presidenciale

bilall kasami kumanove

“Ju ka hyrë fesati, po përçahen çdo ditë” – Kasami thumbon Frontin Europian

INFO

NA NDIQ