A do të ketë gjoba për ata që s’i ndërrojnë dokumentet personale

ina-online
ina-online

22 Gusht, 2023

Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski ka bërë të ditur se nuk do të ketë gjoba për qytetarët që nuk do të arrijnë në kohë të ndërrojnë dokumentet personale.

Deri më 12 shkurt 2024 duhet të ndryshohen të gjitha dokumentet personale që kanë mbishkrimin me Republikën e Maqedonisë, për shkak të dispozitave të Marrëveshjes së Prespës, e që duhet të jenë me Republika e Maqedonisë së Veriut.

Derisa ky afat ishte përcaktuar final dhe pas tij të gjitha dokumentet do të jenë të pavlefshme, ministri Spasovski pohon se nuk do të ketë gjoba apo dënime për ata që nuk arrijnë me kohë. Sipas tij, të gjithë qytetarët do të mund t’i realizojnë të drejtat e tyre pa marrë parasysh emrin e shtetit në dokumentin e tyre.

“Problem janë radhët në shërbimet administrative dhe telefonat e ngarkuar, ndërsa ministri pretendon se do të zgjidhen me turne shtesë dhe të shtunave të punës në sportele. Sipas dinamikës aktuale, besoj se modifikimi i dokumenteve do të përfundojë me sukses. Në asnjë rast nuk do të bëhet fjalë për dënimin e qytetarëve”, theksoi Spasovski.

Por, ministri nuk shpjegoi se çka do të bëhet me ata që nuk do të mund ti sigurojnë dokumentet personale, por ai ka bërë të ditur se vendimi do të dihet më
vonë më 13 shkurt si afat final, se çka do të ndërmerret. Sipas tij, deri tani afër 1 milion qytetarë kanë ndërruar dokumentet.

Ndërrimi i pasaportës kushton 2000 denarë, letërnjoftimi i ri kushton 320 denarë, patentë shoferi kushton 410 denarë. Ose për një familje prej 4 anëtarësh me një shofer dhe dy fëmijë të mitur, ndërrimi i dokumenteve do të kushtojë mbi 9 mijë denarë ose rreth 150 euro. Por, deri tani (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

qumsht-qumesht

Nuk ka qumësht me aflatoksinë nëpër markete, reagon AUV në Maqedoninë e Veriut

Onkologija Onkologjia shkup

Miratohet përbërja e Komisionit Anketues në Kuvend për skandalin në onkologji

orhan murtezani

Murtezani: Pse Krenar Lloga dhe Aleanca vazhdojnë të qëndrojnë si dekor në Qeveri?

nxenesit idrizove shkolla

S’ka zgjidhje për nxënësit shqiptarë të Idrizovës, Stefkovski nuk lëshon pe

driton kuci jusuf zejneli

Rektori i UT-së, Jusuf Zejneli e priti në takim ambasadorin e RMV-së në Norvegji, Driton Kuçi – Shqip

vmro

VMRO-DPMNE: Në Maqedoni shitet qumësht ”kancerogjen”?!

fadil zendeli

Opozita shqiptare kërkon vend në KSHZ/Zendeli: Taravari blen kohë, tërheqë vëmendjen nga dështimet në qeverisje

derivate nafta dizeli benzin

Bie çmimi i benzinës në Maqedoni

Kreshnik Bekteshi

Bekteshi: Do të prodhojmë rrymë elektrike dhe për rajonin

INFO

NA NDIQ