Maqedoni/ Ndërroni dokumentet, afati deri 12 shkurt 2024

ina-online
ina-online

23/07/2023

Ministria e Punëve të Brendshme ka përcaktuar afatin e fundit deri në të cilën mund të përdoren dokumentet personale që mbajnë emrin e vjetër “Republika e Maqedonisë”.

Pas datës 12 shkurt 2024, dokumentet personale pa prapashtesën “e Veriut” nuk do të vlejnë më. Qytetarët do të duhet të ndërrojnë pasaportat, kartat e identitetit dhe patentë shoferët brenda gjashtë muajve.

Nga data 13 shkurt 2024 nuk mund të kaloni kufirin me pasaportë me emrin e vjetër në të, po ashtu policia mund t’ju shkruajë gjobë nëse patentë shoferi nuk ka emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Dhe brenda vendit, nëse ju ndalon një polic, mund të merrni gjobë. Institucionet gjithashtu nuk do të pranojnë dokumente të vjetra.

Sa do të kushtojë ndrrimi?

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut kanë edhe disa muaj kohë për të zëvendësuar dokumentet e vjetra personale me ato të reja. Mesatarisht, një familje me katër anëtarë do të duhet të ndajë rreth 50 euro më shumë për dokumentet e reja.

Qytetarët kanë edhe shtatë muaj kohë për të zëvendësuar dokumentet e vjetra personale me të reja, në të cilat do të shkruhet emri kushtetues i shtetit – Republika e Maqedonisë së Veriut. Afati skadon në fillim të vitit 2024, pra deri atëherë duhet të ndërrohen. Edhe ata që kanë dokumente me afat duhet ti marrin të rejat.

Mesatarisht, një familje katër anëtarëshe do të duhet të shpenzojë rreth 3000 denarë më shumë për dokumente të reja personale.

Afati ligjor

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski vendimin për rritjen e çmimeve për nxjerrjen e dokumenteve të reja e arsyeton me rritjen e çmimeve të repromaterialeve.

Autoritetet shpallin dy lloje çmimesh. Ata që ndryshojnë pasaportat çdo 5 vjet, domethënë personat deri në 27 vjeç, do të kenë të njëjtin çmim për shërbimet, ndërsa për të tjerët, duke qenë se vlefshmëria e dokumentit është 10 vjet, çmimi është rritur.

“Pasaporta për një person deri në 27 vjeç është 1500 denarë (kjo shumë nuk ka ndryshuar), por për herë të parë bëhet dallim në çmimin e pasaportës për personat deri në 27 vjeç dhe personat mbi 27 vjeç. Pasaporta për një person mbi 27 vjeç është 2000 denarë, që është një rritje prej 500 denarë”, kanë thënë për DW nga MPB.

Letërnjoftimi kushton 310 denarë, që është një rritje prej 120 denarë. Patentë shoferi kushton 410 denarë, që është një rritje prej 130 denarë.

Procedurë urgjente

Sa i përket formularëve për procedurë urgjente, çmimet janë si vijon: pasaporta për procedurë urgjente është 6.100 denarë, që është një rritje prej 1.600 denarë. Patentë shoferi, nga ana tjetër, pas procedurës urgjente kap vlerën prej 1.230 denarë, që është një rritje prej 390 denarë. Këto çmime hynë në fuqi nga data 26 Prill.

Ngjitëse në vend të targave të reja

Qeveria në seancën e së martës (16.05) ka pranuar vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për vendosjen e afisheve me shenjën “NMK” në targat e regjistrimit. Me vendosjen e një afishe në targat e regjistrimit, sipas informacioneve të MPB-së, nga njëra anë respektohet plotësisht obligimi për shënimin e kodit të ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut në targat e regjistrimit të automjeteve dhe nga ana tjetër, shpenzimet financiare për këtë zgjidhje janë thuajse të pakrahasueshme me shumën e kërkuar për zëvendësimin e targave me targa të reja.

Në këtë drejtim është planifikuar vendosja e afisheve me shenjën “NMK” në automjetet që kanë targa me shenjën “MK”, me çka do të shmangen shpenzimet financiare shtesë, për lëshimin e më shumë dokumenteve të reja, që kanë të bëjnë me numrin e targën e regjistrimit. Gjithashtu do ta bëjë më të lehtë për transportuesit që udhëtojnë në Bashkimin Evropian. Në këtë mënyrë ata kanë mundësinë të mbajnë targat ekzistuese në mjetet e transportit, gjë që do t’i mbrojë nga nevoja për ndryshime në dokumentacionin e përgjithshëm në vendet anëtare të BE-së.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

dimitar kovacevski

Kovaçevski: LSDM do të korrë fitore të dyfishtë në zgjedhje

kercove

Digjet një shtëpi në Kërçovë, humb jetën një 79-vjeçar

Rama-Scholz-1068x730-1-600x360

Rama e harron “Open Balkan”, falendëron Scholzin për Procesin e Berlinit, e quan platformë kryesore për rajonin

qeveria-nato

Qeveria: Propozim-ligji për ndihmë financiare – pritet që pagesa të nis nga ky muaj!

ash

ASH: Aktoivizohu kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave

shkolla-nxenes-780x439-1

Zgjidhet problemi me nxënësit shqiptarë në Çashkë të Velesit, filloristët ndjekin mësimin në shqip

BDI deputetet Kuvend ali ahmeti

Pas kryeministrit në Qeverinë teknike, BDI-ja synon pozitën e presidentit të shtetit

Levizja Evropiane per ndryshim LEN opozita shqiptare

LEN: BDI-ja, mashtrim me kryeministrin shqiptar

stoilkovski

Stoilkovski lë në pikëpyetje pjesëmarjen e VMRO në Qeverinë teknike

INFO

NA NDIQ