“Doli duke qarë…”/ Françeska Murati tregon momentin e largimit të Gilit nga BBV!

Picture of Ina Online
Ina Online

27/12/2024

E ftuar në emisionin e “Big Brother Radio” në TAR me Elona Duron ka qenë moderatorja dhe modelja Françeska Murati, gjithashtu ish-banore e “Big Brother VIP 3”.

Në këtë episod janë komentuar videot më të klikuara të ditës së sotme dhe temat më të diskutuara në rrjet. Kryefjala ishin debati i G-Bani dhe Laertit, por bomba më e madhe ishte fakti që Gili dhe Redoni zgjodhën me dëshirën e tyre të largohen nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Gili dhe Redoni, nënë e bir, u futën në edicionin e katërt të “Big Brother Vip Albania” si një banor i vetëm. I pari që e la shtëpinë ishte Redoni, ndërsa Gili komunikoi këtë vendim me banorët e tjerë. Ajo shpjegoi se djali i saj nuk po e përballonte dot trysninë e ambientit të lojës dhe kishte vendosur të largohej. Pasi Redoni u largua, Gili sigurisht që e ndoqi nga pas, edhe ajo vendosi gjithashtu të largohet nga shtëpia më e famshme në vend.

Ekskluzivisht për Top Albania Radio Françeska Murati, e cila ndodhej pranë ambienteve të shtëpisë në Top Channel, tha se kishte parë Gilin duke dalë nga shtëpia, ndërkohë që ishte duke qarë.

“Unë sapo erdha nga ambientet e Top Channel. Unë sa po futesha në parkim, ku është praktikisht shtëpia e Big Brother, pashë Gilin duke qarë. Edhe unë që fërkova sytë dhe thashë ‘Gili është kjo?’. U futa tek grimi dhe thashë ‘njerëz pashë Gilin, a jam çmendur?’. Pastaj kur doli lajmi, kuptova që Gili ishte larguar dhe unë nuk isha çmendur. Duke qarë. Shumë e emocionuar. Dhe unë isha ‘çfarë po ndodh?’.”

Si e komenton Françeska pjesëmarrjen e tyre në BBV?

“Unë mendoj që ato ishin surpriza e këtij viti. Një nënë e bir që kanë treguar qytetarinë dhe realitetin se si mund të jetë një nënë me fëmijën e vet para kamerave me atë dashurinë, kujdesin që kishin për njëri-tjetrin dhe një marrëdhënie të vërtetë e të sinqertë e një mamaje dhe djalit të saj.”

TË FUNDIT

Norvegjia heq VAR-in? Shumica e klubeve mbështesin iniciativën

Napoli interesohet për Zhegrovën, nis kontaktet me Lille

Fetai: Anti-korrupsioni ka hapur lëndë për Skender Asanin! Të hetohen dyshimet për abuzime!

Eurokomesarja Kos: Shpresoj që Maqedonia e Veriut do ta ndërroj Kushtetutën

Resorti 1.4 miliardë euro në Sazan i dhëndrit të Donald Trump merr statusin e Investitorit Strategjik

Luizi këndo arabisht (video)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË