Doli na shtypi libri i shqiptarit nga Kumanova që shërbeu në ushtrinë amerikane në Kosovë

Ka dalë nga shtypi libri i shqiptarit nga Kumanova, Ajaz Emini, që shërbeu në ushtrinë amerikane në Kosovë. Ai ishte ndër instancat e fundit që ia transmetonte koordinatat NATO-s, p për pikat serbe që duhej të granatohen.

Libri titullihet “Një jetë kushtuar atdheut-Ditar”. Lajmin për daljen e librit e ka bë vetë Ajaz Emini, me prejardhje nga fshati Llojan i Likovës (Kumanovës), që tanu jeton në Ohio të SHBA-ve.

“Sot deri sa po festonim 4 Korrikun Ditēn e Pavarësisë së Amerikës, tani sa na erdhi lajmi edhe më festiv nga recensenti Ali Qerimi, sot na paska dalë nga shtypi libri im “NJË JETË KUSHTUAR ATDHEUT – DITAR” e financuar nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonis së Veriut.
Iu përcjell falenderimet më të ngrohta botuesit të librit “EDRONIA ART PRODUKCION” në Shkup, me në krye ALI QERIMIN pronar, i cili ishte edhe iniciatori kryesor për botimin e këtij libri.
I përshëndes dhe i falenderohem përzemërsisht edhe Redaktorin: Dr. Sherif Selimi, Lektorin: Nehat Jahiu, Përpunuesin kompjuterik: Sami Beqiri, Përpunuesen e kopertinës: Liridona Emini si dhe shtypshkronjen “Çabej” në Tetovë”, ka njoftuar Ajaz Emini.