Doli në mbrojte të Gazës, Dua Lipa: Është vendim i madh, jam përgatitur të marr goditje

Picture of INA
INA

18/06/2024

Në një intervistë që ka zhvilluar së fundmi Dua Lipa ka treguar se është e përgatitur për të marrë reagime dhe kundërshtime të shumta, pasi i doli në mbrojtje Palestinës.

Këngëtarja 28 vjeçe me origjinë shqiptare ka qenë një nga personazhet e famshëm që i ka kërkuar Presidentit Joe Biden të ndihmojë në uljen e krizës në Gaza dhe Izrael. Në tetor ajo dhe të famshëm të tjerë, duke përfshirë Channing Tatum, krijuan një grup të quajtur Artists4Ceasefire.
Së bashku ata i shkruajtën një letër të hapur Presidentit, e cila shpjegoi se ata janë “bashkuar si artistë dhe avokatë, por më e rëndësishmja si qenie njerëzore që dëshmojnë humbjen shkatërruese të jetëve dhe tmerret e shpalosura në Izrael dhe Palestinë”. Që atëherë, ajo ka qenë gjithashtu e zëshme në rrjetet sociale duke ndarë postime të ndryshme në mbështetje të Palestinës dhe duke denoncuar operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza.

Dua Lipa ka folur për Radio Times këtë javë, ajo tha se të flasësh për luftën është një “vendim i madh”.

Kur flas për gjëra që janë politike, kontrolloj dy herë, trefish veten që të jem, OK. Kjo ka të bëjë me diçka që është shumë më e madhe se unë dhe është e nevojshme. Gjithmonë do të përballesh me reagime dhe opinione të njerëzve të tjerë, kështu që është një vendim i madh. E balancoj atë, sepse në fund të fundit, mendoj se është për të mirën më të madhe, kështu që jam e gatshëm ta marrë atë goditje”, shprehet Dua Lipa.

Duke folur për zgjedhjet e ardhshme, ajo tha se është një mbështetëse e madhe e laburistëve.

“Të qëndrosh pas një lideri të caktuar partie politike ndoshta nuk është rruga që dua të marr. Unë kam mbështetur gjithmonë laburistët, por nuk mendoj se do të dal publikisht pro ose kundër dikujt, sepse politikanët në përgjithësi thjesht do e gjejnë një mënyrë për t’ju zhgënjyer”, tha Dua Lipa.

TË FUNDIT
14 minuta
Noizy zbulon të vërtetën nëse është i dashuruar me dikë
15 minuta
Kënga e re e Luizit po vjen (video)
24 minuta
Luizi: Armiqtë sa vijnë e shtohen, di të thotë...
1 ditë
Egla vjen me një monolog, fol fol se lirohesh (video)
1 ditë
Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho feston sot ditëlindjen

ME TE LEXUARA

1 ditë
Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho feston sot ditëlindjen
1 ditë
Egla vjen me një monolog, fol fol se lirohesh (video)
24 minuta
Luizi: Armiqtë sa vijnë e shtohen, di të thotë...
15 minuta
Kënga e re e Luizit po vjen (video)
14 minuta
Noizy zbulon të vërtetën nëse është i dashuruar me dikë

LEXO MË SHUMË

noizy

Noizy zbulon të vërtetën nëse është i dashuruar me dikë

luizi luna

Kënga e re e Luizit po vjen (video)

Screenshot_20240720_122654

Luizi: Armiqtë sa vijnë e shtohen, di të thotë…

egla

Egla vjen me një monolog, fol fol se lirohesh (video)

ermonela jaho

Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho feston sot ditëlindjen

IMG_4504

Ky është këngëtari shqiptar që paguhet 30 mijë euro vetëm për një natë (VIDEO)

DUA Lipa

Dua Lipa po bëhet gati për udhëtimin në Kosovë

morena taraku

Morena Taraku në lidhje dashurie?

arbana osmani

Arbana Osmani zbulon padashje se ku do ta shohim së shpejti

INFO

NA NDIQ