Don Xhoni: Deri dje 400 ndjekës sot 400 mijë, faleminderit për përkrahjen që nga debutimi në muzikë

0

Don Xhoni ka arritur që për një kohë të shkurtër të shndërrohet në një ndër artistët më të preferuar të publikut.

Reperi nga Drenica bëri bujë të madhe gjatë vitit të kaluar, me një ‘freestyle’ të bërë në një nga emisionet në vend.
Ai së fundmi ka bërë një postim në InstaStory, ku tregon se deri dje kishte 400 ndjekës në Instagram ndërsa për kaq ka arritur të grumbullojë 400 mijë.

Krijuesi i hitit “Kokaina” falënderoi të gjithë ata që e kanë përkrahur që nga debutimi i tij në këtë industri.

“Faleminderit shumë. Dje 400 ndjekës sot 400 mijë. Faleminderit. Faleminderit. Faleminderit. Faleminderit të gjithë juve që po më përkrahni pa u ndal prej ditës së debutimit tek në këtë industri muzikore”.

“Nuk do të ndalem deri sa të vdes edhe nëse vdes do të dëgjohen këngët e mia për një kohë të gjatë. Më beso. Mos urreni, punoni dhe krijoni”, ka shkruar ai në një postim në InstaStory.

Krahas kësaj, një ‘freestyle’ i Don Xhonit këtë kohë është bërë viral edhe në TikTok, muzika e të cilit po përdoret nga e gjithë bota.