Donatorët ndërkombëtarë: Ndihma për Libanin duhet të vijë me reforma

0

Udhëheqësit ndërkombëtarë u takuan për të diskutuar ndihmën për Libanin në një konferencë të donatorëve, të organizuar nga presidenti francez Emanuel Makron dhe Kombet e Bashkuara e treguan se ndihma e dhënë për vendin duhet të vijë me reforma.

Konferenca synonte që të mbështesë ekonomikisht vendin e Lindjes së Mesme, pas një shpërthimi në Bejrut, që vrau 158 njerëz.

“Qëllimi i kësaj konference është që ne të njësohemi sot për të bashkuar përfundimisht burimet tona në ditët dhe javët e ardhshme për të adresuar nevojat e popullatës së Beirutit,” tha Emmanuel Macron ndërsa konferenca e donatorëve filloi të Dielën.

Donatorët ndërkombëtarë thanë pas konferencës se ndihma do të duhet të vijë me reformat e kërkuara nga protestuesit. Elysée konfirmoi për AFP se donatorët mbledhin gjithsej 250 milion € për të mbështetur Libanin.

Financimi do të shkojë për organizatat ndërkombëtare dhe OJQ-të dhe do të “monitorohet rreptësisht”, tha blloku europian në një deklaratë.

Shumë Libanezë kanë inkurajuar donatorët ndërkombëtarë të kontribuojnë në organizatat jofitimprurëse që punojnë drejtpërdrejt me njerëzit, të shqetësuar se fondet ndërkombëtare do të humbasin në një vend të njohur për korrupsionin.

Libani renditet në vendin e 137 nga 198 shtete të botës, në indeksin e perceptimit të korrupsionit të Transparencës Ndërkombëtare.