A doni punë në Greqi, kërkohen çobanë me rrogë 850 euro, bukë dhe cigare? (VIDEO)

Nëse jeni i papunë dhe nuk dini çfarë tia bëni hallin vetes, është një mundësi e re për punësim në vendin fqinj. Greqia është në kërkim të barinjve të deleve, për shkak se ka deficit të tyre.

Por këtë e dëshmon edhe një çoban, i cili në youtube ka treguar kushtet dhe punën e tij që e bën.

“Kush dëshiron të punojë si bari të më lajmërohet në telefon”, thotë bariu Toma nga Bullgaria, i cili punon në Greqi me një rrogë prej 850 eurove. Ai thotë se është i kënaqur dhe se i paguhen edhe cigaret dhe ushqimi. Toma bën thirrje që ti lajmërohen për punë, sepse ka mungesë të barinjve. Dhe për këtë e ka bërë publik edhe numrin e telefonit.(INA)

https://www.youtube.com/watch?v=i6follQ4jzc