Donika Gërvalla deklarohet rreth zhvillimeve aktuale për Kosovën në Këshillin e Evropës

Picture of INA
INA

17/05/2024

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donik Gërvalla është shprehur e zhgënjyer nga vendimet e fundit të Këshillit të Evropës rreth anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion.

“Në ministerialin e sotëm të Këshillit të Evropës, i cili shënoi 75-vjetorin e themelimit të organizatës më të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në kontinentin tonë, kishte intervenime nga shtete të ndryshme anëtare të cilat kërkuan anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Megjithëse sot ishte dita kur do të duhej të votohej anëtarësimi ynë në këtë organizatë dhe në këtë formë të dërgohej një mesazh i fuqishëm për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës dhe në vigjilje të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare nuk e futën në agjendën e sotme dhe nuk morën vendim për thirrjen e një mbledhje të jashtëzakonshme për anëtarësimin pa vonesë të Republikës së Kosovës.

Ky qëndrim është në shpërputhje me thirrjen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila në Opinionin e saj tha se Kosova duhet të anëtarësohet, pa parakushte shtesë. Duke qenë se vendit i ishte vendosur një parakusht i vonshëm, joformal e arbitrar, Qeveria e Republikës së Kosovës bëri një propozim dje (përmes një oferte të shënuar në një komunikim përmes letres drejtuar KiE-së) të arsyeshëm për tejkalimin e bllokadës që kishte krijuar ky parakusht i fundit. Edhe pse oferta jonë, e konsultuar me partnerë të shteteve anëtare, në këmbim të një vendimi pozitiv sot në Komitet të Ministrave ofroi një platformë të gjerë të punës së përbashkët, ajo ofertë nuk u mor parasysh. Rrjedhimisht ajo letër me ofertë e humbi vetvetiu aktualitetin dhe relevancën pas mbledhjes së sotshme të Komitetit të Ministrave.

Megjithatë, në vend të Opinionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe një propozimi të arsyeshëm e serioz nga Qeveria e Kosovës, disa vende anëtare zgjodhën t’i dalin në krah padrejtësive dhe t’i japin mbështetje fushatës lobuese të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës, duke privuar kështu qytetarët e Republikës së Kosovës nga të drejtat dhe mundësitë që ofrojnë mekanizmat e kësaj organizate, veçanërisht për komunitetet e pakicës etnike dhe komunitetet e tjera të margjinalizuara.

Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e kushtet për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KiE). Nga opinioni i Departamentit Ligjor të Këshillit të Evropës që konfirmon se nuk ka asnjë pengesë ligjore për anëtarësim si shtet evropian, nga votimi i ambasadorëve më 24 prill 2023 me 33 vota për nga 46 sosh, nga raporti pozitiv i tre juristëve eminentë te raporti i raportueses Dora Bakoyannis, nga dy mbledhjet e Këshillit për Çështje Politike e Demokraci (në Paris me 27 mars dhe në Strasbourg më 16 prill 2024) e deri te votimi i Asamblesë Parlamentare më 16 prill 2024 me 131 vota për, kundrejt 29 kundër. Anëtarësimi i Republikës së Kosovës nuk mund të ndalet, edhe nëse vonohet për shkak të ndonjë kundërshtari të Kosovës apo lobimit të Serbisë. Jemi në rrugë të drejtë dhe po bëjmë punë të mbarë.

Nuk kemi lënë gur pa lëvizur, gjithnjë përbrenda kushtetutshmërisë e ligjshmërisë, për interesin e Kosovës”, ka shkruar Gërvalla. (INA)

TË FUNDIT
10 minuta
Mësohen emrat e zëvendësministrave të LD së Mexhitit
2 orë
Hetim ndaj pesë personave të dyshuar për dhunë në Qendrën Klinike Shkup
3 orë
Cilët janë 4 skenarët që kualifikojnë Shqipërinë në 1/8 e Europianit?
3 orë
Gashi e caktoi seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re
4 orë
Sot Shqipëri-Kroaci/ Luhet për ''jetë a vdekje'', priten tre ndryshime në formacionin e kuqezinjëve

ME TE LEXUARA

1 ditë
Kush janë kompanitë farmaceutike në Maqedoninë e Veriut që qarkullojnë miliona euro
14 orë
‘Dorëzohet’ Mickoski: Betimin do ta bëj me emrin kushtetues
1 ditë
Azeski: “Bechtel dhe Enka” është një konsorcium ndërkombëtar dhe është e qartë që sapo merr pjesë në një tender është fituese
5 orë
Sa armë bërthamore ka aktualisht NATO, vendet e tjera dhe Rusia?
1 ditë
Një ‘ushtri’ e tërë administratorësh do të kalojë nga një ministri në tjetrën në pesë muajt e ardhshëm
4 orë
Kush është Kaja Kallas, gruaja që mund të zëvendësojë Borrellin?
21 orë
Dorëzohet në Kuvend përbërja e re e Qeverisë, pritet caktimi i seancës
4 orë
Sot Shqipëri-Kroaci/ Luhet për ''jetë a vdekje'', priten tre ndryshime në formacionin e kuqezinjëve
21 orë
Mbi 40 gradë Celsius – Nga e enjtja vendi në alarmin portokalli

LEXO MË SHUMË

Izet Mexhiti LD 2

Mësohen emrat e zëvendësministrave të LD së Mexhitit

Prokuroria

Hetim ndaj pesë personave të dyshuar për dhunë në Qendrën Klinike Shkup

kombetarja

Cilët janë 4 skenarët që kualifikojnë Shqipërinë në 1/8 e Europianit?

Afrim Gashi

Gashi e caktoi seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re

kombetarja fitore shqiperi

Sot Shqipëri-Kroaci/ Luhet për ”jetë a vdekje”, priten tre ndryshime në formacionin e kuqezinjëve

kaja kallas

Kush është Kaja Kallas, gruaja që mund të zëvendësojë Borrellin?

IMG_3317

Sa armë bërthamore ka aktualisht NATO, vendet e tjera dhe Rusia?

Mickoski

‘Dorëzohet’ Mickoski: Betimin do ta bëj me emrin kushtetues

arben taravari

Taravari: Prioriteti im do të jetë shëndetësia publike

INFO

NA NDIQ