Donis Avdijaj: Kisha oferta nga Man Utd, Liverpool, Juventus e Arsenal

0

Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj, ka treguar se më herët kishte pranuar oferta nga gjigantët e Premierligës, Liverpool dhe Manchester United.

Avdijaj në të kaluarën ishte paraqitur me Schalken, ku konsiderohej prej lojtarëve më premtues në Gjermani.

“Në kohën kur nënshkruajta kontratën e parë më Schalke, në moshën 18 vjeçare, të gjithë donin të shoqëroheshin me mua” ka thënë Avdijaj për “Goal”, transmeton lajmi.net.

“Të gjithë donin të më tregonin se çfarë ishte më e mira për mua. Unë nuk kisha agjent në atë kohë dhe nuk dija ta kontrolloja më së miri situatën” ishin fjalët e kosovarit.

“Para se të nënshkruaja me Schalke, kisha oferta nga Juventus, Arsenal, Manchester United dhe Liverpool. Nuk kishte rëndësi ndeshja apo kompeticioni, skautët ishin gjithmonë aty duke më vëzhguar” ka thënë Avdijaj.

22 vjeçari aktualisht paraqitet me skuadrën e Willem II në Eredevisie të Holandës.