Trajneri i Barcelonës, Çavi Hernandez, ishte protagonisti kryesor i një periudhe prej gjashtë muajsh plotë ulje dhe ngritje për Barcelonën sezonin e kaluar, duke njoftuar dorëheqjen e tij në janar dhe duke deklaruar se do të qëndrojë në prill në ndërkohë u shkarkua 21 ditë më vonë.
Tekniku spanjoll paraprakisht kishte ofruar dorëheqjen pas humbjes 5-3 në shtëpi ndaj Villarrealit, gjë të cilën e bëri të ditur për mediat pas ndeshjes. Kjo erdhi si një deklaratë shokuese për publikun, përkundër faktit se Çavi tha që kishte ndarë mendjen e tij kohë më parë.
Sidoqoftë tani janë publikuar disa pamje nga fjalimi që Çavi i ka mbajtur lojtarëve të tij në zhveshtore mëngjesin e ditës së ardhshme, që ishte hera e parë kur e pa ekipin pas njoftimit që dha.
“Mirëmëngjes, mirëmengjes. Shikoni, unë e di se nuk ka qenë një ditë e lehtë, fillimisht për shkak të rezultatit të djeshëm. Ne do të analizojmë dhe do të shohim se çfarë na ndodhi ne. Unë ndihem keq pasi nuk iu kam thënë asgjë para konferencës për shtyp që kam bërë pas ndeshjes. E kisha vendosur që një kohë të gjatë. Nuk është për shkak të humbjes së djeshme, unë e kisha marrë tash e disa kohë këtë vendim. Mendoj se unë po filloja të bëhesha një problem”, kishte thënë Çavi para lojtarëve të tij.
El Chiringuito have released footage of #Xavi Hernandez telling the #FCBarcelona squad he is resigning in January:
"I think that I myself am starting to be the problem."pic.twitter.com/kpquYVdqBk
— Football España (@footballespana_) October 1, 2024