Dorëheqje me Akuza të Rënda: U Bllokuan Projektet për Shqiptarët në Kumanovë!

Picture of INA
INA

04/07/2025

Gzim Kadriu, nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët dhe deri dje drejtor i NP “Pazarishte” në Kumanovë, ka dhënë dorëheqje, duke akuzuar për sabotim të projekteve që ishin në interes të qytetarëve shqiptarë.

Sipas Kadriut, pas daljes së ASH-së nga qeveria, filloi edhe bllokimi i projekteve në nivel lokal. Ai thotë se një këshilltar shqiptar i zgjedhur me vota maqedonase iu bashkua partisë së Izet Mexhitit, duke i dhënë kryetarit të Komunës, Maksim Dimitrievski, mbështetje të plotë, ndërsa ASH u largua nga pushteti lokal.

“Partia e re e këshilltarit nuk kërkoi asgjë për shqiptarët, veçse largimin e ASH-së dhe ndalimin e projekteve që kishim nisur. Kjo u pranua me dëshirë nga Dimitrievski”, tha Kadriu.

Ai u shpreh se ka qenë i vetmi drejtor shqiptar që ka hequr dorë nga përfitimet personale për të mbrojtur buxhetin dhe për të investuar në projekte. “Po të ndiqej shembulli im, do të kishim kursyer një milion euro dhe mund të kishim ndërtuar një kopsht për fëmijët”, theksoi ai.

Në seancën e fundit të Këshillit, Kadriu u kritikua për gjendjen financiare të ndërmarrjes, por ai u mbrojt duke theksuar se “Pazarishte” nuk përfiton drejtpërdrejt nga qytetarët dhe varet nga qiramarrësit, ndërkohë që projektet për modernizimin e tregut nuk morën mbështetjen e Komunës.(INA)

TË FUNDIT

Unë jam maqedonase e vërtetë, jo si ata të rremët në Shkup” – Eurodeputetja greke shpërthen: Gjuha që flitet në Shkup është dialekt bullgar

Trump paralajmëron tarifë 50% për mallrat nga Brazili

Memorandum bahskëpunimi mes Komunës së Tetovës dhe IP Parku kombëtar Mali i Sharrit

Kujdes: Erë veriore e fuqishme pritet së shpejti, me shpejtësi mbi 60 km/h

Toshkovski: Ditë shumë e vështirë në përballje me zjarret, për disa kemi dyshime të bazuara se janë shkaktuar nga faktori njeri

PSG për 24 minuta minuta e shemb Realin, në finale ndeshet me Chelsean

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË