Dorëhiqet anëtari i kryesisë qendrore të Alternativës

Anëtari i kryesisë qendrore të Alternativës, Emrli Asani nga Gostivari ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë e lartë e këtij subjekti politik.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

“Të nderuar miq shokë dhe familjar!!
Jap dorëheqje të paraevokueshme nga Kryesia Qendrore e partisë “Alternativa” dhe i njoftoj te gjithë që nga sot nuk jam më pjesë e këtij subjekti politik!! Gjithe te mirat!”, ka shkruar Emrli Asani.