Dorëzohen dëshmi për keqpërdorimet financiare të BDI-së

0

Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit ka vërtetuar ekzistimin e dyshimit se Bashkimi Demokratik për Integrim, ka keqpërdorur mjete buxhetore dhe fonde publike për financimin e fushatës zgjedhore, raporton Televiyioni SHENJA.

Kjo parashtresë tek Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, është dërguar nga ‘Transparency Interantional- Maqedoni’.

Në analizën vjetore të bërë nga ‘Transparency Interantional- Maqedoni’ për anëtarësinë për vitin 2016, është vërejtur se në listën e donatorëve të BDI-së, paraqiten edhe ndërmarrja publike, si: Postat e Maqedonisë, Aerodromet e Maqedonisë dhe Ndërmarrja ‘Hekurudhat e Maqedonisë’, që sipas tyre, është në kundërshtim me Ligjin për parandalim të korrupsionit dhe Ligjit për Financimin e partive politike./INA/