Doris Pack: Berisha i pandehur, por pse Erion Veliaj nuk po del para gjykatës?!

Picture of ina-online
ina-online

14/09/2024

SPAK i komunikoi dy ditë më parë kryedemokratit Sali Berisha akuzën e ‘korrupsionit pasiv’, duke e akuzuar zyrtarisht për procedurat e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Në prani të qindra mbështetësve të tij të mbledhur në rrugën para ndërtesës së Prokurorisë Speciale, Berisha akuzoi prokurorinë se ka ngritur çështje politike të bazuara në mashtrim.

Ish-deputetja e Parlamentit Europian, Doris Pack, e cilësoi masën si një lojë të keqe, pasi ajo vjen vetëm pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

“Këta 8 muaj “arrest shtëpie” të Sali Berishës janë një masë totalisht e paligjshme. Gjithmonë kam pyetur veten pse kjo nuk u kritikua nga zyrtarët dhe diplomatët e BE-së në Shqipëri dhe ata në Komisionin e BE-së.

Së dyti, ngritja e akuzave të tilla ndaj Sali Berishës më shumë se 10 vjet pas largimit të tij nga qeveria dhe pak para zgjedhjeve parlamentare që priten në pak muaj, tregon shumë. Është një lojë e keqe dhe false”, deklaron znj. Pack.

Ish-deputeti i Parlamentit Europian shpreh keqardhjen që sistemi i drejtësisë në Shqipëri nuk është ende i pavarur, teksa i referohet rastit të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili nuk është nxjerrë ende në gjykatë, pavarësisht skandaleve të shumta.

“Shpresoj që të paktën disa nga gjyqtarët ta trajtojnë “çështjen” siç duhet. Më vjen shumë keq që sistemi i drejtësisë në Shqipëri nuk është ende i pavarur.

Për shembull: pse kryebashkiaku i Tiranës nuk është ende para gjykatës? Qeveria duhet të adresojë nevojat e qytetarëve në shëndetësi, arsim, punë etj. dhe të heqë dorë nga keqpërdorimi i padenjë i pushtetit në të gjitha fushat”, tha Pack për Politiko.al.

TË FUNDIT
4 orë
Protesta e opozitës, Luiçiano Boçi zbulon skenarët: Si do të zhvillohet revolta jonë dhe synimi që kemi
5 orë
Opozita në shesh kundër qeverisë-Mbi 1 mijë forca policie “blindojnë” Tiranën
2 ditë
"Lonely Planet" përzgjedh Shqipërinë për pushime në 2025
2 ditë
Shantazhonte 22 vjeçaren e martuar me foto intime, por në fund bie në kurth (VIDEO)
2 ditë
Ja sa do të rritet sigurimi për automjetet vitin e ardhshëm

ME TE LEXUARA

4 orë
Protesta e opozitës, Luiçiano Boçi zbulon skenarët: Si do të zhvillohet revolta jonë dhe synimi që kemi
5 orë
Opozita në shesh kundër qeverisë-Mbi 1 mijë forca policie “blindojnë” Tiranën

LEXO MË SHUMË

luciano-boci

Protesta e opozitës, Luiçiano Boçi zbulon skenarët: Si do të zhvillohet revolta jonë dhe synimi që kemi

protesta-pd-opozita-tirane

Opozita në shesh kundër qeverisë-Mbi 1 mijë forca policie “blindojnë” Tiranën

Saranda

“Lonely Planet” përzgjedh Shqipërinë për pushime në 2025

Foto: Ilustrim

Shantazhonte 22 vjeçaren e martuar me foto intime, por në fund bie në kurth (VIDEO)

sigurimi i veturave makinave kartoni gjelber

Ja sa do të rritet sigurimi për automjetet vitin e ardhshëm

vlora permbytje

24 orët kritike në Vlorë! Qyteti zgjohet me lagjet e përmbytura, 55 familjet e evakuuara e kalojnë natën në konvikte

thethi turizmi malor

Rikthehet oferta “Shqipëria 1 Euro”, këtë herë për zonat malore

rama-spital

Operohet Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë tregon problemin shëndetësor që ka

Tirana

Si variojnë çmimet e banesave në Shqipëri, në cilët qytete janë më shtrenjtë

INFO

NA NDIQ